250 euro bonus qeraje për çdo të ri që të dalë nga shtëpia e prindërve, 400 euro kupon kulturor…

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar në rrjetet sociale vendimin që ka marrë qeveria spanjolle për të mbështetur të rinjtë.

Qeveria spanjolle ka marrë vendimin që të dhurojë bonues qeraje 250 euro për çdo të ri nën 35 vjeç, në mënyrë që të dalin nga shtëpia e prindërve dhe të jetojnë të pavarur.

Gjithashtu do t’i jepet një kupon kulturor prej 400 euro çdo të riu që mbush 18 vjeç, të cilët do të kenë mundësi t’i përdorin në teatër, opera dhe kinema.

Braçe thotë se kryeministri Sanchez është një socialist që po na mëson se si t’i përdorim paratë për të rinjtë.

Postimi i plotë:

SOCIALIST!

250 EURO BONUS QIRAJE PER CDO TE RI NEN 35 VJEC PER TE DALE NGA SHTEPIA E PRINDERVE;

400 EURO KUPON KULTUROR PER CDO TE RI QE MBUSH 18 VJEC, PER LIBRA, TEATER, OPERA, KINEMA ETJ.

Po ndodh ne Spanje dhe ky eshte aksioni i se MAJTES per rinine, emancipimin dhe nje hop te ri kulturor per cdo 18 vjecar.

Politika e qirase per cilindo te ri qe punon e ka te ardhura nen nje dysheme prej 22 mije euro ne vit, shkon deri ne 40% te qirase;

Por, politika kulturore per cdo 18 vjecar eshte ajo qe shkelqen;

Nje kupon i plote per libra, teater, opera, kinema etj qe jo vetem ushqen te rinjte por ndihmon edhe nje “industri” te te te artit dhe kultures.

Pedro Sancez eshte nje socialist dhe drejton Spanjen ne mandat te dyte, po e nxjerr nga kriza si i majte.

Te rinjte jane fokusi i cdo te majti ne Evrope sot, cdo qeverie te majte dhe parate per ta gjenden;

Pedro Sancez po na meson modestisht se si ti perdorim parate per te rinjte!