Një studente 15-vjeçare në Qipro përjetoi formën më të keqe të abuzimit nga një 25-vjeçar sirian. Ajo u përdhunua dhe më pas u poshtërua me një video të puiblikuar në rrjetet sociale nga shokët e saj të klasës. Autori, i dënuar me burgim total prej 11 vitesh, e konsideroi dënimin e tij të tepruar dhe bëri ankesë, e cila u refuzua nga Gjykata.
Autori kishte parashtruar si faktorë lehtësues se ka përjetuar luftën në Siri dhe është fëmijë i një familjeje të madhe të varfër.
25-vjeçari ishte në një lidhje me 15-vjeçaren, por për shkak se e mitura kishte refuzuar të kishte marrëdhënie seksuale me të, ai e rrëmbeu një ditë teksa shkonte në shkollë dhe e përdhunoi. Në fakt, ai ka realizuar edhe një video e cila më pas është publikuar në Instagram duke përdorur një llogari false me emrin e saj.