ITALI- Humb jetën në një aksident 24-vjeçarja shqiptare në Itali.
E reja është Blerina Kryeziu nga Kosova. Blerina punonte si kamariere në një restorant u godit të premten nga një automjet, por, pas tri ditësh qëndrimi në spital, 24-vjeçarja vdiq të hënën.
Mediat italiane shkruajnë se Kryeziu kaloi tri ditë në repartin e kujdesit intensiv, por ditën e djeshme u konstatua vdekja e saj.
24-vjeçarja, e cila punonte në restorantin “da Silvano”, prej më shumë se tre vitesh, ishte martuar pak muaj më parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte. Rreth orës 19:00, teksa ishte në këmbë duke ecur përgjatë anës së rrugës, në via San Martino, në rrugë pa ndriçim një veturë e tipit “Nissan” e goditi atë duke e përplasur rreth 10 metra.