Një 24-vjeçare e quajtur Xheni Çoku (mbiemrin e vajzërisë e ka Kaba) ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore që nga fundi i muajit gusht kur u infektua me Covid. Ajo është shtruar në Spitalin Infektiv dhe ndodhet në intubim. Gjatë kohës që u shtrua në spital ajo ishte shtatzënë dhe mjekët u detyruan të kryenin lindje të parakohshme. Fatmirësisht foshnja lindi shëndoshë e mirë, por gjendja e Xhenit u përkeqësua edhe më shumë. Për kurimin e saj, familjarët shprehen se duhen 40 mijë euro, por kjo kosto është e papërballueshme për ta, ndaj dhe luten për ndihmë nga kushdo që ka mundësi.
Në lidhje me këtë, në redaksinë tonë ka shkruar edhe një qytetare.
Mesazhi i qytetares:
Pershendetje. Duke qen se jeni nje faqe shume e ndjekur do ju lutesha te na ndihmonit me shperndarjen e fotos per nje ndihme sado te vogel te personave qe ndjejne te ndihmojne. Do jua dinim shume per nder pasi vajza ne fjale po lufton me jeten. Mbiemri Coku eshte i marteses.