24 vjeçarja mendonte se kishte dhimbje koke të lidhura me stresin e studimeve por dhimbja i shtohej cdo ditë. Pasi dhimbjet u benë të forta nëna e saj e dergoi në spital.
Pas analizave, ajo mbeti e habitur kur mësoi nga mjekët se kishte një tumor në tru.
Një skanim CT tregoi se ajo kishte tumor të shkallës së parë – një tumor beninj i trurit.
Studentja kishte kohë që e shqetësonte kjo dhimbje por se mendonte që do të ndodhte keshtu.
“Pasi panë skanimet, mjekët besojnë se tumori kishte qenë aty për rreth dy vjet. Simptomat kryesore që kisha ishin dhimbje koke me presion të fortë, shtrëngim në kokë, rreth syve. Dhe ndërsa dhimbja u përkeqësua, fillova të Ndihem shumë e sëmurë mendova se ishte stres.Isha në vitin e katërt të universitetit dhe po behesha gati per provime.
“Gjithçka ndodhi brenda dy javësh.Por mjekët u shprehen optimist dhe cdo gjë pritet të shkojë mirë”.
Studentja tha se iu deshem 6 javë të merrte veten dhe tregon se cdo gje ka shkuar mirëe.
Ajo tha se:”Jam kthyer në normalitet. Ka qenë një rezultat vërtet pozitiv, e vetmja gjë është se nuk mund të ndjej pjesën e pasme të kokës sime. Jam shumë me fat! Pasi u rikuperova mora dhe diplomen nga universiteti.
Perktheu M.C. /gatuajshendetshem.com