Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishte babai i të ndjerës, Anesti Jorgji, i cili u shpreh se ka një peng që nuk e dërgoi vajzën e tij në një spital privat, që ta shëronte nga sëmundja që kishte.
22 vjeçarja vdiq nga Covid, babai i saj mes lotësh rrëfen pengun që i ka mbetur pas vdekjes së saj | FLASH
“Ka patur sëmundje bashkëshoqëruese fatkeqësisht. Fillimet e para kanë qenë kur ajo ka qenë 14 vjeçe, por falë këmbënguljes së saj, Euxhena arriti që t’i m poshte këto. Ishte një Euxhena e rregullt, e ne menduam se ajo kishte të gjitha mundësitë.
Por ja që kjo sëmundje u shfaq sërish në janar, para se të infektoj më Covid. Ka bërë dy tampone që i dolën negativ, PCR ka dalë pozitive herën e dytë. Kam një pe ng se përse nuk e kurova vajzën në një spital privat për sëmundjen që kishte, e mori Covid , i preu ëndrrat në mes. Nuk dua t’i ndodh askujt kjo që më ndodhi mua. Dua t’i bëj thirrje të gjithëve të kenë kujdes. Unë kam dyshimet e mia, mos vajza ime ishte me Covid që në fillim.
“Lajmi na erdhi i vështirë. Ne ishim në kontakt gjatë gjithë kohës, edhe kur ishte në spital. Pyesnin se si ishte. Në fillim na tha se ishte e vështirë dhe nuk do ja dilte, por më vonë u kthye më pozitive dhe kishte shumë ëndrra për jetën.