ITALI – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 22-vjeçar shqiptar është plagosur gjatë punës.
Mediat italiane raportojnë se shqiptarit i ka shpërthyer një granatë dorë teksa punonte dhe për pasojë ka marrë dëmtime.
Ngjarja ka ndodhur të enjten në Torino. I riu shqiptar ishte duke punuar në një ndërtesë që po rikonstruktohej.
Mësohet se i riu po punonte me një lopatë duke larguar disa mbetje nga kopshti i ndërtesës. Granata raportohet të ketë qenë e Luftës së Dytë Botërore, e cila u aktivizua dhe shpërtheu.
I riu shqiptar u dërgua menjëherë në spital dhe ka marrë dëmtime në këmbë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.