21 raste me variantin e ri Delta jane zyrtarisht te konfirmuara ne Shqiperi nga ana e ministrise se shendetesise, mes te cilave rastet pozitive i perkasin edhe qarkut Shkoder. Me ardhjen e ketij varianti, vendi rrezikon seriozisht te njohe perkeqesim te situates, ndersa rastet e reja prej ditesh jane rritur.
Ministria vendosi te mos shterngoje masat, por ne realitet per zbatimin e tyre kane deshtuar te gjithe. Mjafton te shohesh realitetin ne institucionet publike ku asnjeri nuk perdor me maske, per distance as qe mund te flitet, e po ashtu per higjene apo dezinfektim. Te gjitha jane harruar sikur virusi te mos egzistonte, edhe pse ai vijon te jete prezent, madje me forma te reja me goditese.
Perpara se policia dhe institucionet e tjera te dalin e bejne show me mbyllje lokalesh, te shohin zbatimin e masave dhe mos te krijojne grumbullime qytetaresh pas dyerve te tyre, pasi zvarrisin pa fund sherbimet. Ne Shkoder tek Adissa, filiali i postes, ne spital, kadaster, zyra te gjendjes civile e kudo ka rralle e grumbullime qe jo vetem favorizojne infektimet, por njekohesisht po i torturojne ne pritje mes temperaturave perveluese shkodranet.
Parandalimi eshte masa me e mire sesa kur situata te dale teresisht jashte kontrollit e me pas komiteti teknik te versulet me propozime drastike per mbyllje. Shteti duhet te jete ne lartesine qe duhet edhe kur qytetaret nuk jane, sic behet ne vendet e tjera te Europes apo me gjere. /ShkodraNews