Ka dy rrugë për ta ulur:
-Ndryshoni stilin e jetës, duke pakësuar ushqimet e yndyrshme, pakësoni ushqimet me yndyrna të fshehura, pakësoni kripën dhe alkoolin, pakësoni ushqimin e rëndë në darkë, përdorni perime dhe zarzavate, kryeni ushtrime gjimnastikore, evitoni gjendjet stresante etj, modifikoni faktorët riskues të trashëgimisë, duke mos i krijuar premisa të përshtatshme rritjes së presionit të gjakut.
-Përdorimi i çajrave bimore dhe medikamenteve farmaceutike. Çajrat bimore pastrojnë arteriet nga trigliceridët, rrisin elasticitetin e arterieve, rrisin HDL-në, qetësojnë sistemin nervor etj. Barnat farmeceutike përfshijnë inhibitoret ACE, barnat ARB betabllokuesit, diuretikët, bllokuesit e kalciumit dhe vasodilatatorët periferik.
Çfarë të rejash ka për mjekimin e presionit të lartë të gjakut?
Sot po futet në funksionim një klasë e re barnash të quajtur bllokues vasopeptidase. Këta veprojnë në 2 sisteme të ndryshme njëkohësisht. Bllokojnë atë pjesë të sistemit hormonal, të renin-angiotemsin-aldosteronit që ngushtojnë arteriet periferike dhe rregullojnë sistemin e ruajtjes së kripës (pakësojnë lëvizjen e elektroliteve në gjak dhe rrjedhimisht ulin presionin). Mekanizmi i veprimit të këtyre barnave është ky: zgjeron sistemin e qarkullimit periferik të gjakut dhe pakëson sasinë e futjes së kripës në të.