Receta që ju propozojmë sot është një pjatë tradicionale shqiptare dhe quhet Arapash. Hidhini një sy dhe nxitoni ta përgatisni. Shijojeni!
Përbërësit
300 gr të brendshme qengji
1 filxhan miell misri
2 filxhanë lëng mishi
2 lugë vaj ulliri (“Olitalia”)
majdanoz
pak kripë
Përgatitja
1
Në një tigan me nxehtësi mesatare skuqni të brendshmet e qengjit me vajin e ullirit “Olitalia”.
2
Pas rreth 5 minutash shtoni miellin e misrit nga Teuta, lëngun e mishit dhe trazojini mirë.
3
Rregullojini me kripë. Pasi masa të jetë trashur e hiqni nga zjarri dhe e shërbeni në një pjatë. Sipër i vendosni një gjethe majdanoz. Ju bëftë mirë!