Jane zbuluar detaje te reja per ngjarjen qe ndodhi ne Durres ku vajza 19 vjecare i merr jeten babait te saj pasi ai donte ta martonte me zor.
19 vjecarja eshte shprehur se ajo dhe nena e saj nuk kan pasur asnjeher te drejte te flisnin dhe ishte babai ai qe vendoste per cdo gje.
Ajo eshte shprehur se:“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes.
Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai.
Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare.
Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf pastaj me fasho e në fund me qese”, ka dëshmuar, Hygerta Meta.