Një 18-vjeçare në Tiranë është shpallur e humbur nga e ëma e saj.
Familja e saj ka ngritur alarmin, por deri më tani nuk ka asnjë informacion rreth të resë.
Nëna e vajzës me inicialet ka kallëzuar rastin në policinë e Tiranës, teksa kërkon ndihmën e kujtdo që e ka parë të bijën e saj.
Nëna është shprehur se vajza me iniciale E. K., është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është paraqitur shtetasja A. M., e cila ka kallëzuar se ëahtë larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja E. K., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.