Një 18-vjeçare në Tiranë është shpallur e zhdukur pasi është larguar nga banesa e saj. Ka qenë shtetësja me iniciale M.L ajo që ka kallëzuar dje në polici se vajza e saj 18-vjeçare me iniciale M.L është larguar nga shtëpia dhe s’është kthyer më.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.02.2022, shtetasja M. L., 47 vjeçe, ka kallëzuar se vajza e saj shtetasja M. L., 18 vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e saj.