Një e mitur e moshës 17-vjeçare, ka konsumuar fotoksinë, e si pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në Divjakë, teksa rrethanat që kanë detyruar adoleshenten të ndërmarrë një veprim të tillë janë paraqarta.
Ka nisur hetimi nga Prokuroria për zbardhjen e ngjarjes.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi një shtetase 17 vjeçe, banuese në Divjakë, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton Policia.