Ekspertët italianë nuk po gjejnë dot motivin që nxiti 17-vjeçarin e cilësuar si “Anjshtanji i ri”, që të ndërmerrte krimin e trefishtë në familje, duke shkaktuar masakër të vërtetë dhe pothuajse shuarjen e saj (tashmë ai është i vetmi i mbijetuar). Ai ishte nje gjeni ne matematik.
Kjo ka ndodhur edhe në masakrën ku djali i quajtur Ricardo, pas festës së ditëlindjes së babait 51-vjeçar Fabio C., (i quanin edhe “Familja Mulino Bianco”), biznesmen ndërtimi në zonë, e vrau atë me thikë dhe më tej nënën 49-vjeçare Daniela dhe vëllanë 12-vjeçar, Lorenzo.
Por dëshmia e të miturit ende nuk është detajuar për rrethanat dhe motivet, pasi ai ende nuk ka dhënë version të qartë për atë që ndodhi duke gdhirë e diela (1 Shtator), në zonën e Paderni Dugnano, në Monza, Milano.
Në fillim i mituri e shiti si një krim të të atit dhe më tej ai, që në gjaknxehtësi e për t’i mbrojtur nënën dhe vëllanë, qëlloi mbi 51-vjeçarin. Por rreth orëve të mbrëmjes së diel, Ricardo dha versionin e ri: “I vrava unë të gjithë”, tha talenti i Matematikës për hetuesit.
Krimi i veshur nga misteri, nxënësi shembullor i kthyer në vrasës të familjes
“Nga dikush që arsimohet në shkencë, luan lojëra matematikore dhe ka një familje të tillë, si mund të presësh diçka të tillë?”, ishin reagimet e banorëve të zonës, shkruan “La Repubblica”.
Ata s’e shpjegojnë dot ngjarjen e rëndë në “Via Anzio”.
Misteri ndodhet ende brenda mendjes dhe trupit të nxënësit që për tre javë mbush 18 vjeç. Paraprakisht ekspertët e kanë një shpjegim sipas dinamikës. I pari është vrarë vëllai i vogël, Lorenzo 12-vjeçar, teksa flinte. Pra ndoshta edhe xhelozia për vëllanë e vogël mund të ketë ndikuar në një dinamikë sjelljesh të mëparshme.
Dhe më pas prindërit, nëna Daniela dhe babai Fabio, teksa hetuesit gjetën 51 qirinj të fikur nga festa e kthyer në mort e ditëlindjes.
Kryefamiljari njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, që zotëronte kompaninë VMF, të trashëguar nga familja e tij. Shumë nga shtëpitë e zonës me tulla dhe kopshte i kishte ndërtuar ai, ku në një prej tyre jetonte edhe vetë.
Familje e qetë dhe me aktivitete gazmore apo guida që mbushnin rrjetet sociale në profilet e viktimave.
“Ishin familje e bukur dhe e qetë, jemi të habitur”, shprehen fqinjët.