Greqi- Dy të rinj kane humbur jeten nga nje aksident.
Si pasojë e një aksidenti humbi jeten edhe një 15-vjeçare shqiptare bashk me te dashurin.
Mësohet se 15-vjeçarja ka qenë duke bërë shëtitje në det me të dashurin e saj dhe një çift tjetër.
Mediat greke raportojnë se makina me të cilën udhëtonin katër të rinjtë ka dalë nga rruga duke goditur një pemë dhe më pas janë përplasur kokë më kokë me një mjet bujqësor që po kalonte aty në ato momente.
Brenda mjetit bujqësor kanë qenë djali me nënën e tij 76-vjeçare, të cilët ndodhen në spital pasi kanë marrë plagë të lehta.
Ndër të tjera mësohet se i riu 23-vjeçar, i cili ishte edhe drejtuesi i makinës, nuk kishte leje drejtimi, ndërsa mjeti ishte gjithashtu i pasiguruar dhe i përkiste nënës së tij.