Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, jo shumë larg stacionit Chiari, në provincën e Breshias. Një 15-vjeçar nga Shqipëria por i lindur dhe i rritur në Chiari, tentoi të kalonte shinat, mirëpo, në ato momente ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga një tren.
I ndjeri sapo kishte zbritur nga treni nga Romano di Lombardia dhe ishte me një grup shokësh, të gjithë nga Chiari. I mituri nuk zgjodhi nënkalimin, dhe u përpoq të dilte përpara të gjithëve por fatkeqësisht u shtyp nga treni i nisur për në Milanoi cili e goditi shqiptarin, duke e hedhur rreth dhjetë metra e duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje mbërritën karabinierët e stacionit Castrezzato dhe ata të Radiomobiles së Chiarit, policia rrugore dhe Polferi, të cilët po hetojnë më tej rrethanat e ngjarjes.