Një 15-vjeçar është ndaluar nga policia e Pogradecit pasditen e sotme pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një 12-vjeçare.
Ka qenë vajza e mitur ajo që ka bërë denoncimin në polici bashkë me prindërit. Vajza 12-vjeçare ka treguar në polici se ajo ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj me 15 vjeçarin, me të cilin më herët ka pasur kontakt, por që ky i fundit e ka mohuar kontaktin dhe marrëdhënien me dhunë.
Ka dyshime se akti ka qenë i përsëritur.
Ndërkohë bëhet e ditur se 15-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor pasi më parë i ka shkatërruar banesën minorenes, duke thyer xhamat, rast për të cilin është informuar dhe policia.