13 vjeçarja e vrarë nga nëna e saj më 18 shkurt me thikë sëshpejti do të vendoste me kë do të qëndronte, pas divorcit të prindërve.
Ngjarja ndodhi në banesën e tyre në Sulì ( Oristano) Itali.
Vajza u godit 20 herë me thikë dhe u mbyt nga kablloja e karikuesit të smartfonit, në tualet, ku e gjeti i ati.
Një kalimtar kishte ngritur alarmin, duke shpëtuar në trotuar 52-vjeçaren Monica Vinci, e cila pas vrasjes së vajzës së saj kishte tentuar të vetëvritej duke u hedhur nga dritarja.
Tani që 13-vjeçarja Chiara Carta nuk është më, babai i saj Piero, 53 vjeç, një oficer policie lokal dhe i ndarë prej kohësh nga gruaja e tij, nuk mund të gjejë paqe.
“Humba gjithçka, më hoqi gjithçka dhe atë që ishte më e çmuar për mua”, u tha ai miqve, të afërmve dhe kolegëve.
Kohët e fundit tensionet mes nënës dhe vajzës ishin të shpeshta.
“Vajza i ishte afruar sërish babait të saj – shpjegon avokati Cogotti – dhe ne kishim qëllim që në prill, kur do të kishin skaduar afatet e divorcit, të bënim një kërkesë të re për kujdestarinë. Por ka edhe diçka tjetër: Vajza mund të shprehte preferencën e saj para gjyqtarit dhe të vendoste nëse do të qëndronte me nënën e tij apo me babain e tij.”