Disa dite me pare nje vajze nga Pogradeci eshte varur pasi ajo jetonte ne shtepi me babain dhe njerken ndersa nena e saj jetonte ne nje vend tjeter.
Si pasoj e mungeses se nenes 12 vjecarja eshte vetvarur. Por gjyshja e saj ka traguar per here te pare ne media se ka gjetur ne mes te nje libri nje poezi kushtuar nenes se saj.
E mitura kishte nënvizuar një pjesë të poezisë “Mos e bëj nënën të qaj ajo jep jetën për fëmijën e saj”.
Gjyshja eshte shprehur se:“Para pak minutash isha duke folur me të, folëm që të shkonim të blinimin rroba për shkollën. Ishte shumë e qeshur, luante gjatë gjithë kohës, nuk dyshoja kurrë se do ta bënte vetëvrasjen.
Ndersa 12 vjecarja pyeste shpesh gjyshes se pse mami me la. Kishim një qenushë që bëri disa këlyshë, dhe unë ia mora dhe ia hoqa nga shtëpia. Pas disa ditëve qenushja i kishte gjetur të vegjlit e saj, dhe vajza thoshte “edhe qenushja shkoi i gjeti këlyshët, po mua pse më la nëna?”, tha gjyshja e 12-vjeçares e cila u vetëvar në një kasolle në Pogradec.