12 vjeçarja humb shikimin nga “përdorimi i lenteve” pasi zgjohet nga gjumi

Humb shikimin nga përdorimi i lenteve
Në moshën 12 vjeçare Ekkesh vendos të përdor lente në vend të syzeve. Një ditë zgjohet edhe e gjen veten teksa i lotonte syri i djathtë. Pasi mori pika loti për sytë vuri re se me kalimin e ditëve shikimi po i bëhej i turbullt dhe I ndjeshëm ndaj dritës. Ajo shkoi te një mjek për të parë se çfarë po ndodhte me të vërtetë. Diagnoza ishte Acanthamoeba Keratitis (AK), dhe shkaku i mundshëm ishte që mikroorganizmi që shkakton AK gjendet zakonisht në ujë: uji i rubinetit, uji i detit dhe pishinat. Edhe pse infeksioni i saj ishte i rrallë, ishte shumë serioz. Ishte sikur të shikonte përmes një pasqyre të banjos me avull. Ajo kurrë nuk ishte paralajmëruar për rrezikun e ujit të lenteve. Ekkeshi përdorte lente ditore, të cilat shumë mjekë i rekomandojnë pasi ka më pak rrezik të baktereve në to. Ajo nuk kishte shkuar të notonte ose të lahej me to, por shpejt mësoi se edhe larja e duarve pa i tharë plotësisht ishte rrezik për AK. Infeksioni i saj shkaktoi dhimbje ‘të padurueshme’, aq shumë sa që ajo duhet të linte përfundimisht punën e saj. Kornea e Ekkeshit u dëmtua dhe që nga ajo kohë, ajo ka pësuar dy transplantime korneale në syrin e saj të djathtë. Për fat të keq, gjërat nuk shkuan mirë me transplantin, dhe Ekkeshi e ka humbur plotësisht vizionin në atë sy.
Ndërgjegjësimi


Tani ka gjashtë vjet që kur filloi infeksioni i Ekkeshit dhe mjekët thonë se nuk ka gjasa që ajo të rifitojë vizionin në syrin e saj të djathtë. Dhe megjithëse dëmtimi i syrit ka qenë një tranzicion i vështirë për Ekkeshin, ajo është e vendosur të rrisë ndërgjegjësimin. Ndërsa po luftonte infeksionin ajo kuptoi që asnjë nga miqtë dhe familja e saj që mbanin lente kontakti nuk ishin të vetëdijshëm për rrezikun e mundshëm të ujit për përdoruesit e lenteve. Ajo kontaktoi Shoqatën Britanike të Lenteve të Kontaktit (BCLA) dhe pyeti pse kutitë e lente nuk kishin etiketa paralajmëruese dhe përgjigja ishte se nuk kishte vend në kuti. Ekkeshi mori në duart situatën dhe krijoi etiketën vetë. Logoja shfaq një simbol “Jo ujë”. Fushata e saj është përhapur në Shtetet e Bashkuara dhe qëllimi i saj është që të ketë grafikun “Jo ujë” në të gjitha kutitë e lenteve. Ajo shpreson se ajo mund të shpëtojë dikë si ajo nga efektet shkatërruese që ajo ka përjetuar nga një infeksion i thjeshtë. Përveç ujit, ka disa gjëra të tjera që çdo përdorues i kontaktit duhet të jetë i kujdesshëm. Vendosini lentet tuaja pa larë duart dhe kutia e lenteve duhet larë një herë në javë.

Burimi: Familyshare
©gatuajshendetshem perktheu a.c.