Femrat shpesh bisedojnë dhe ndajnë përvojat dhe këshillat për kujdesin ndaj flokëve, lëkurës, grimit.
Mirëmbajtja e higjenës në zonën intime është shumë me rëndësi te femrat, edhe atë jo vetëm që të ndjehen më pastër dhe me freskët, por edhe t’i shmangin problemet e pakëndshme dhe ndonjëherë të rrezikshme shëndetësore që mund të paraqiten.
Higjiena intime është shumë e rëndësishme për shëndetin e çdo femre.
1.Sapunët e rëndomtë dhe xhelat për dush nuk janë të përshtatshëm
Pjesa më e madhe e sapunëve dhe xheleve janë për qëllim të mirëmbajtjes së vlerës natyrale të pH-se të lëkurës, e cila është 5,5. Por, pH-ja normale e vaginës së shëndetshme sillet prej 3,8 deri më 4,5.Përdorimi i sapunëve të zakonshëm mund të ndryshojë natyrën e florës vaginale(baktere “e mire), e me këtë arrihet zhvillim i pandalshëm dhe shumimi i baktereve të dëmshme.
Si pasojë e kësaj mund të paraqitet irritim, kruarje, dhembje, erë e keqe, rrjedhje abnormale ose infeksion. Andaj, të jeni të kujdesshëm gjatë blerjes së prodhimeve për higjienë intime.Përdorimi i sapunëve të zakonshëm mund të ndryshojë natyrën e florës vaginale(baktere “e mir), e me këtë arrihet zhvillim i pandalshëm dhe shumimi i baktereve të dëmshme.
Numër i madh i gjinekologëve këshillojnë që të përdorni vetëm ujë të nxehtë, por nëse vendosni që kjo nuk është e mjaftueshme, përdorni vetëm prodhime të prodhuara vetëm për kujdesin e zonës intime.
2. Lajeni vetëm pjesën e jashtme.
Vagina ka aftësi vetëpastruese, andaj nuk është e patjetërsueshme që ta pastroni brendësine e saj, por mund të themi se edhe është e dëmshme. Kjo do të thotë se duhet të pastroni vulvën, buzët e vaginës dhe zonën rreth klitorisit.
3. Pastrohuni “poshtë” një herë brenda ditës
Të paktën një herë brenda ditës pastroni pjesët intime me uje të nxehtë. Rekomandohet që të pastroni pjesët intime pas çdo “nevoje të madhe” që të parandaloni përhapjen e baktereve në vaginë.Kur të keni menstruacion, pastrohuni dy herë brenda ditës vetëm me ujë të ngrohtë.
4. Mos përdorni doreza ose sfungjer.
Sfungjerët dhe dorezat mund të ju shkaktojnë lendime të vogla të lëkurës butë dhe delikate të vaginës.
5. Mos e spërkatni ujin direkt.
Uji duhet të rrjedhë prej lart – poshtë që të parandaloni hyrjen e baktereve në brendësinë e vaginës.
6. Çdo herë përdorni lecke/peshqir të butë dhe të thatë.
Lecka/peshqiri me të cilin theheni pas larjes duhet të jetë e butë dhe e thatë. Ndërroheni atë në çdo 2-3 ditë dhe përdoreni vetëm ju dhe askush tjetër.
7. Fshihuni përpara nga mbrapa.
Pas tualetit, pastrohuni me ujë dhe fshihuni me letër tualeti nga përpara – mbrapa, dmth nga vagina kah anusi.
8. Mbani veshje të brendshme të pambukut
Veshja e pambukut i mundëson lekurës të marrë frymë. Për dallim nga pambuku, materialet sintetike parandalojnë qarkullimin e ajrit, e rrisin lageshtinë në pjesën intime dhe në këtë menyrë shkaktojnë ambient ideal për zhvillimin e baktereve.
9. Pastroni pjesët intime para dhe pas aktit seksual.
Perveç asaj, është shumë me rëndësi që partneri juaj të mbajë higjiene te mire intime.
10.Seksi gjatë kohës së menestruacioneve sjell rrezik në paraqitjen e infeksioneve
Prandaj, shmangeni atë. Nëse jeni të prirur në paraqitjen e infeksioneve, apstenoni deri sa të ju mbarojë gjakderdhja menstruale.
11. Gjatë kohës së menstruacionit ndërroni vatat higjienike në çdo 2-4 orë.
Mos lejoni që të mbeteni me të njëjtën vatë higjienikie me tepër se 4 orë. Në atë rast jo vetëm se nuk do të ndjeheni e freskët, por edhe i jepni hapesirë baktereve të dëmshme që të shumohen.
12. Përdorni tamponë më rrallë dhe ndërroni në çdo 2-3 orë.
ASNJËHERË nuk duhet të fleni me tamponë. Tamponët duhet të ndërrohen rregullisht sepse mund të shkaktojnë infeksione ose sindromin e shokut toksik, i cili konsiderohet si sëmundje potencialisht fatale. Mos përdorni tampone nëse keni infeksion.