Gjërat që nuk duhet të bëni gjatë ciklit menstrual
1. Të gatuash diçka
Nëqoftëse do të qëndronim në kuzhinë, ekziston rreziku për të dëmtuar dikë. Po nëse në një nga shpëthimet tona emocionale ne kemi një thikë në dorë? Me siguri mund të përfundojmë keq. Një gjë të cilën nuk duhet të bëni gjatë ciklit është të hyni në kuzhinë, qoftë edhe për një gatim të lehtë.
2. Të përdorësh telefonin
Nëse marrim telefonin për të luajtur Candy Crash me siguri do të telefonojmë ish-in tonë. Është një moment emocional i muajit, kështu që si mundet të qëndrojmë vetëm? Nëse nuk i telefonojmë atyre apo nuk lutemi që ata të kthehen sërish atëherë me siguri do t’i mallkojmë ata. Nuk është faji jonë, sigurisht. Kur jemi gjatë ciklit, i gjithë faji qëndron diku tjetër.
3. Të bësh ushtrime në çdo menyrë
Ndihesh e fryrë thjesht sepse je gjatë ciklit. Pasi java të ketë mbaruar do të ndihesh sërish seksi. Nuk ka nevojë për ushtrime tani, sidomos nëse nuk doni të rrezikoni prishjen e rrobave të reja të stërvitjes. Më mirë t’i shmangni vetes telashe me njollat.
4. Të shikosh komedi romantike
Nëse je single, komeditë romantike do të bëjnë të ndjesh mungesën e tij. Nëse je në një lidhje do të mungoj të qënit single. Është një situatë humbje-humbje. Kuptoni që njerëzit në ekran kanë një jetë më emocionuese sesa ju edhe nëse ju jeni single apo në një marrëdhënie. Dhe e vetmja arsye e kësaj është se në fakt jeta e tyrë në film është e rreme. Jeta e vërtetë është shumë më tepër e mërzitshme.
5. Të hash pafund çokollata
Mos i beso të gjitha klisheve që dëgjon. Nuk ke pse bie pre e çokollatave vetëm sepse je gjatë ciklit menstrual. Nuk do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Hani ndonjë ëmbëlsirë ose karamele por mos e teproni. Në fund do të ndiheni të zemëruar me veten tuaj.
6. Të nisësh zënkat
Nëse nis një zënkë me një mik, ju do të thoni gjëra që nuk i mendoni vërtet sepse doni apo jo, hormonet bëjnë të vetën. Mundohu të jesh tolerante në biseda apo debate dhe hapni rrugë.
7. Të ngrihesh nga krevati
Pse të çoheni nga shtrati kur ndiheni tmerrësisht keq? Askush nuk dëshiron të merret me shpërthimet tuaja hormonale. Qetësohuni, flini pak merruni me rrjetet sociale dhe pastaj mund të rishfaqeni si një flutur e bukur.
8. Të bësh dush
Ju ndiheni të “pista” por pse duhet të humbni kohën në dush. Shanset janë që ju madje nuk dëshironi as të qëndroni në këmbë kështu që pse duhet t’a vendosni veten në vështirësi. Megjithatë ju mund të bëni thjesht një dush të ngrohtë në vaskë, të pini një gotë verë dhe të përpiqeni të harroni problemet tuaja.
9. Të bësh punë shtëpie
Rrëmuja në kuzhinë apo grumbulli i rrobave në banjo nuk do të shkojnë gjëkundi kështu që mos bëni përpjekje të mjerueshme duke u përpjekur të kujdesesh për këto gjëra kur jeni me menstruacione. Lëreni rrëmujën aty dhe kthehuni sërish në shtrat për të lexuar një libër ose për të parë një film. Rregulloje rrëmujën kur të ndihesh më mirë me veten.
10. Të hash në fast-food
Sidoqoftë ti nuk dëshiron të dalësh nga shtëpia, do të jetë më e lehtë të rrish aty. Gjithë ato ushqime të ngrira thjesht do t’ju bëjnë të ndiheni më keq kështu që plotësoji dëshirat e tua me diçka tjetër. Hani një ëmbëlsirë ose rrembeni nje gotë çokollate të nxehtë dhe eleminoni të skuqurat e fast food-et.
11. Të vraposh
A mund t’a imagjinosh? Të vraposh në kohën kur je me menstruacione është ndoshta një ndër idetë më të këqija. Kjo nuk do t’ju bëj të ndiheni më mirë, ndiheni të fryra kështu që djegia e kalorive shtesë nuk do të jetë e dobishme. Mos i merrni shkallët me vrap, mos vraponi për te parkimi. Në vend të kësaj shijoni një tjetër ëmbëlsirë që mund t’ju ketë mbetur në kuzhinë.
12. Të menduarit
Nuk ka asnjë arsye se përse duhet t’a kontraktoni trupin dhe trurin tuaj një herë në muaj. Nëse jeni me perioda evitoni çdo gjë që ju bën të mendoni shumë. Në vend që të zgjidhësh ushtrimet e matematikës, mundohu të ushqesh kafshët sepse do të ndiheni keq nëse e sforconi trurin tuaj. Mos u shqetësoni çdokush do t’a kuptojë këtë gjë.
Në të vërtetë, ju mund të bëni gjithçka në këto ditë njësoj si në pjesën tjetër të muajit. Megjithatë, ndonjëherë duket se gjëja më e mirë që mund të bësh është thjesht të rrish dhe të flesh. Bëj atë që të bën të ndihesh më mirë.