Një fëmijë 11-vjeçar, i cili vazhdimisht ankohej se kishte dhimbje fyti, të vjella dhe shpesh herë gjendje të fikëti zbuloi se kishte në laring një shushunjë 7 cm të gjatë.
Ngjarja ka ndodhu në provincën Sichuan, në Kinë, ku pas shqetësimeve të vazhdueshme të të miturit, mjekët përmes radiografisë zbuluan surprizën e pakëndshme.
Por si kishte përfunduar shushunja në fytin e 11-vjeçarit? Vogëlushi Xiaobo Chien, teksa kthehej nga shkolla një pasdite, i etur, mendoi të pinte ujë në një kovë të gjetur në rrugë.
Në atë kovë gjendeshin larva të shushunjës, e cila pasi përfundoi në fytin e vogëlushit u rrit deri në përmasat 7 cm, duke i shkaktuar shqetësime shëndetësore si të vjella e gjendje të fikëti.
Por pas vizites mjeket ja hoqen dhe ai u qetesua perseri.Shiko.news