në
Mungesa e periodave është padyshim një nga simptomat më të njohura dhe të zakonshme për një shtatzëni të mundshme, megjithatë, mund të mbeteni shtatzënë dhe ende të keni perioda.
Shenja që konfirmojnë një shtatzëni, që pothuajse asnjë grua nuk e di:
1. Rritje e gazrave
Për disa gra (jo të gjitha), kjo simptomë vërehet në ditët e para të shtatzënisë. Zakonisht, gratë që bëhe nëna për herë të dytë ose të tretë e kujtojnë këtë ndjesi të veçantë, si rritja e gazrave. Kjo simptomë mund të fillojë në ditët e para pas konceptimit, dhe për fat të keq, mund të zgjasë deri në fund të shtatzënisë.
2. Ndjeshmëri ose dhimbje në kraharor
Kjo simptomë është një nga më të zakonshmet dhe një nga të parat që shfaqet kur hormonet fillojnë të rriten, por gjëja konfuze është se kjo mund të ndodhë edhe pak para se t’iu vijnë periodat.
3. Urth
Një nga ndryshimet më të hershme në trupin e një gruaje shtatzënë ndodh në sistemin e tretjes. Refluksi është i zakonshëm gjatë shtatzënisë. Nëse me ushqime të caktuara më përpara nuk kishit probleme ndërsa tani iu shkaktojnë papritmas urth, mund të keni mbetur shtatzënë. Zvogëloni aciditetin duke shmangur pijet me kafeinë dhe agrume.
4. Enjtje nga lengjet
Nëse unaza nuk iu del nga gishti dhe pantallonat iu shtrëngojnë, kjo mund të jetë simptomë e shtatzënisë. Por, e ngjashme me dhimbjen në kraharor, kjo simptomë është gjithashtu e zakonshme disa ditë para se t’iu vijnë periodat.
5. Akne
Hormone mund të bëjnë kërdi kudo, duke përfshirë edhe lëkurën tuaj. Nëse keni akne papritur (kur nuk është e zakonshme për ju), ka shumë të ngjarë që ka një fëmijë në horizont.
6. Ëndrra shumë të gjalla ose makthe
Nëse filloni të mbani mend të gjitha detajet e ëndrrave tuaja, (të bukura ose të këqija), mund të përjetoni një simptomë shtatzanie. Natyrisht, nëse kjo ju ndodh rregullisht, nuk është shenjë e shtatzënisë
7. Ndjesi ngopjeje
Ndjenja e ngopjes gjatë gjithë kohës (edhe nëse ju keni ngrënë vetëm diçka të vogël).
Nëse është fëmija juaj i parë, ndoshta nuk do ta vini re, por në të dytin ose të tretin do ta vini re menjëherë. Zakonisht disa ditë para periodave, oreksi juaj rritet dhe hani gjithçka. Nëse jeni shtatzënë, do t’iu ndodhë e kundërta.
8. Ndryshime në temperaturën e trupit
Nëse keni nxehtë ose ftohtë papritmas, dhe keni nevojë për më shumë ose më pak rroba, kjo është shenjë e shtatzënisë.
9. Lodhje
Mungesa e energjisë dhe ndonjëherë pagjumësia janë një nga simptomat më të hershme që trupi juaj po përdor energjinë për krijuar një jetë të re, pra, shenjë e shtatzënisë.
10. Shije metalike në gojë
Një nga simptomat më të pazakonta që vështirë se mund të injorohet nga gratë, është një shije e ndryshme në gojën tuaj, të cilën shumica e grave e përshkruajnë si “metalike”.
11. Mungesë periodash ose perioda të pakta
Së fundi, perioda të pakta, ose vetëm disa pika, mund të jetë gjithashtu një shenjë që do të thotë që jeni shtatzënë. Shiko.news