10 ushqimet me te mira mbi toke
Limonat
Ja pse bejne mire: Vetem nje limon permban 100 % te nevojave ditore ne vitamine C. Vitamina C rrit kolesterolin e mire dhe na forcon kockat.
Flavonoidet e agrumeve ndihmojne ne ndaljen e rritjes se qelizave kanceroze dhe veprojne si anti-inflamator.
Keshille: Shtoni nje fete limon ne cajin jeshil. Ne nje studim u pa se limoni rriste aftesine e trupit per te perthithur antioksidantet e cajit me 80%.
Brokoli
Ja pse ben mire: Brokoli permban sasi te medha vitamine K dhe C te cilat jane esenciale ne formimin e kockave. Mjafton nje tas i vogel me brokoli per te marre perberes mbrojtes kunder kancerit.
Keshille: Zierja ne avull i ruan me mire perberesit ushqyes se sa zierja ne uje.
Cokollata e zeze (e pa-pasterizuar)
Ja pse ben mire: Nje kuadrat i vogel cokollate e zeze mund te uli tensionin ne njerez qe vuajne nga hipertensioni. Pluhuri i kakaos eshte i pasur ne flavonoide, antioksidante qe ulin kolesterolin e keq dhe rrisin kolesterolin e mire.
Keshille: Nje cokollate e zeze permban 53miligram flavonoide; nje cokollate me qumesht ka me pak se 14.
Patatet e embla
Ja pse bejne mire: Nje patate e kuqe permban 66 mikrogram acid folik -nje ndertues i qelizave. Nje patate e embel ka 8 here sasine e nevojshme te vitamines A, nje vitamine e rendesishme per imunitetin nder te tjera.
Keshille: Lereni pataten te ftohet perpara se ta konsumoni. Ne kete menyre mund te digjni 25% me shume yndyre pas vaktit.
Peshku i kalter, i eger
Ja pse ben mire: Nje burim i shkelqyer i acideve lyrore omega -3 te cilat na ndihmojne te luftojme depresionin, kancerin dhe semundje te zemres. 90gr permban 50% te nevojave ditore ne Niasin e cila ndihmon mbrojtjen kunder semundjes Alzheimer.
Keshille: Nese ju duket i shtrenjte preferoni sardelet, jane gjithashtu te cmuara.
Arrat
Ja pse bejne mire: Permban sasine me te larte te acideve lyrore omega -3 nga te gjithe frutat e thate. Ndihmojne ne uljen e kolesterolit dhe luftojne pagjumesine.
Keshille: 4-5 arra ne dite mjaftojne.
Vaji i ullirit ekstra i virgjer
Ja pse ben mire: I pasur ne antioksidante dhe flavonoide, substanca miksroskopike te cilat luajne nje rol madhor ne mbrojtjen kunder kancerit. Rrit kolesterolin e mire dhe ndihmon djegien e dhjamit sidomos ne zonen e barkut.
Keshille: Perdoreni gjithmone ne sallate ose me buke te zeze. Nese deshironi nje ushqim te skuqur preferoni vajin e ullirit pasi eshte mjaft rezistent ndaj oksidimit.
Hudhra
Ja pse ben mire: Hudhra eshte nje luftetar i forte i semundjeve duke penguar rritjen e baktereve perfshire edhe E.colin. Allicin, nje perberes i gjetur te hudhrt, vepron sin je agjent anti-inflamator i fuqishem dhe ndihmon ne uljen e kolesterolit dhe tensionit.
Keshille: Hudhra e shtypur leshon sasine me te madhe te allicine-es. Mos e gatuani shume sepse humb shume nga vlerat e saj.
Spinaqi
Ja pse ben mire: Spinaqi permban lutein dhe zeaxanthin, antioksidant te rendesishem per shikimin dhe imunitetin. Sipas studimeve te fundit eshte gjetur se nder fruta- zarzavatet me te shendetshme spinaqi renditet nga te paret.
Keshille: Spinaqi perdoret me se miri ne lengje zarzavatesh psh: 1 kupe spinaq, nje karrote, 1 banane dhe 1 kupe leng molle bejne nje pije per tu provuar.
Fasulet
Ja pse bejne mire: Duke ngrene 4 here ne jave nga nje 1 kupe fasule ulet rreziku i semundjeve te zemres me 22%. I njejti zakon mund te uli rrezikun e kancerit te gjirit.
Keshille: Sa me e erret ngjyra e fasuleve aq me shume antioksidante permban. Levoret e fasuleve te kuqe dhe te zeza permbajne 40 here me shume antioksidante se levoret e fasuleve te bardha
Blerina Bombaj