Çdo mendje e ndritur e kohërave ka lënë trashëgiminë personale. Për disa janë veprat, për disa të tjerë aseti më i madh janë thëniet në letër.
Shumë prej tyre janë sfiduese, frymëzuese dhe interesante, optimiste, por vetëm të vërtetat, ato që i rezistojnë brezave janë më të vlefshmet.
Lexoni 100 thëniet më inspiruese nga personalitete të shquara botërore:
- Kur çdo gjë shkon kundër teje, kujto që avioni gjithmonë ecën kundër erës, jo me të – Henry Ford
- Ne bëhemi çfarë mendojmë – Earl Nightingale
- Jeta duhet bërë për të lënë një impakt, jo për të bërë të ardhura – Kevin Kruse
- Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë – Napoleon Hill
- Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde janë kur lind dhe ditën që zbulon pse linde – Mark Twain
- Mos u përpiq të kesh sukses, por përpiqu të jesh një vlerë – Albert Einstein
- Edukimi kushton para. Por më shtrenjtë kushton injoranca – Sir Claus Moser
- Unë zgjodha rrugën më pak të shkelur. Kjo bëri diferencën – Robert Frost
- Ia atribuoj suksesin këtij veprimi: Nuk pranoj apo bëj justifikime – Florence Nightingale
- Ju nuk ja dilni në 100% mundësitë që nuk shfrytëzoni – Wayne Gretzky
- Kam gabuar në 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam gabuar. Kam dështuar mijëra herë në jetë. Dhe kjo është arsyeja pse arrita të kem sukses – Michael Jordan
- Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje – Amelia Earhart
- Çdo lëvizje më sjell më afër qëllimit tim – Babe Ruth
- Përcaktimi i qëllimit është fillimi i arritjes – Clement Stone
- Jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh – Kevin Kruse
- Jeta është ajo çka të ndodh ndërkohë që ti je i zënë duke bërë plane të tjera – John Lennon
- 20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, sesa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo – Mark Twain
- Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reagoj – Charles Suindoll
- Do të zhgënjehesh nëse dështon, por do të ndihesh i dënuar nëse nuk provon – Beverly Sills
- Kujto që asnjë nuk mund të bëjë të ndihesh inferior pa miratimin tuaj – Eleanor Roosevelt
- Jeta ka qenë, është dhe do të mbetet gjithnjë se si ne e bëjmë atë – Grandma Moses
- Mënyra më e zakonshme se si njerëzit i dorëzojnë fuqitë e tyre është se mendojnë se nuk kanë – Alice Walker
- Mendja është gjithçka. Çfarë mendon bëhesh – Buda
- Koha më e mirë për të mbjellë një pemë është para 20 vitesh. Koha e dytë më e mirë është tani. Proverb kinez
- Një jetë e pakontrolluar nuk ja vlen të jetohet – Sokrati
- 80% e suksesit është të tregosh që vlen – Woody Allen
- Jeta jote është e limituar, kështu që mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër – Steve Jobs
- Të fitosh nuk është gjithçka, por të duash të fitosh po – Vince Lombardi
- Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Jam produkt i vendimeve të mia – Stephen Covey
- Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të vazhdosh të mbetesh artist kur rritesh – Picasso
- Nuk mund ta kalosh kurrë oqeanin nëse s’ke guxim të shohësh mbrapa që bregu nuk duket – Cristoforo Colombo
- Kam mësuar që njerëzit do ta harrojnë çfarë the, njerëzit do ta harrojnë çfarë bëre, por njerëzit nuk do ta harrojnë kurrë se si i bëre të ndihen – Maya Angelou
- Ose ti e bën ditën tënde ose dita të drejton ty – Jim Rohn
- Për çdo gjë që mendon se mund të bësh ose çfarë nuk mund të bësh, ke të drejtë – Henry Ford
- Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda – Johann Volfgang von Goethe.
- Hakmarrja më e mirë është suksesi masiv – Frank Sinatra
- Njerëzit shpesh thonë se motivimi nuk zgjat. Dakord, por edhe fjalët e këqija nuk kanë rezultat, prandaj motivimi këshillohet të jetë i përditshëm – Zig Ziglar
- Jeta zvogëlohet ose zgjerohet në proporcion të kurajos së dikujt – Anais Nin
- Nëse dëgjon brenda vetes një zë që thotë “nuk mund të pikturosh”, atëherë nuk mund të pikturosh – Vincent Van Gogh.
- Kërko dhe do të të jepet, kërko dhe do të gjesh, trokit në dorë dhe do të të hapet – Jezusi
- I vetmi person që është e thënë të bëhesh, është personi që vendos ti vetë të bëhesh – Ralph Valdo Emerson
- Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar – Henry David Thoreau
- Kur të takoj vdekjen në fund të jetës sime, shpresoj të mos më ketë ngelur asnjë pikë talent dhe t’i them, e përdora të gjithë atë që më dhe ne jeten time – Erma Bombeck
- Më shumë se sa t’i vendosësh përgjegjësi një personi, është e mira t’i japësh besim për ta ndihmuar – Booker T. Washington
- Shumë gjëra t’i kap syri, por ndiq ato që të kap zemra – Proverbë indiane
- Beso që mundesh dhe je në gjysmë të rrugës – Theodore Roosvelt
- Çdo gjë që ti kërkon është në anën tjetër të frikës – George Addair
- Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita – Platoni
- Fillo aty ku je. Përdor atë që ke. Bëj atë që mundesh – Arthur Ashe
- Kur isha 5 vjeç mamaja më thoshte që lumturia ishte kyçi i jetës. Kur shkoja në shkollë, më pyetën se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha, shkruajta “të jem i lumtur”. Më thanë që nuk e kuptova pyetjen, dhe i thashë që ata nuk kuptonin jetën – John Lennon
- Rrëzohu 7 herë, dhe ngrihu 8 – Proverb japonez
- Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shikojmë aq shumë nga dera e mbyllur sa që nuk shohim atë që është hapur për ne – Helen Keller
- Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë kanë sy të shohin – Konfuci
- Nëse e ëndërron, mund ta arrish – Zig Ziglar
- Sa e mrekullueshme është se askush nuk duhet të presë qoftë dhe një moment të vetëm për të filluar për të përmirësuar botën – Anne Frank
- Kur lë të shkojë personin që jam, filloj të jem ai që duhet – Lao Tzu
- Jeta nuk numërohet nga numri i frymëmarrjeve që marrim, por nga momentet kur na është marrë fryma – Maya Angeloi
- Lumturia nuk është diçka e bërë në moment. Vjen nga veprimet tona – Dalai Lama
- Nëse të ofrojnë një vend në një anije kozmike, mos pyet çfarë vendi, thjesht hip – Sheryl Sandberg
- Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet – Aristoteli
- Mënyra më e mirë për të bërë punë të mirë, është të duash atë që bën – Steve Jobs
- Asgjë nuk është e pamundur – Audrey Hepburn
- Ose shkruaj diçka më me vlerë për t’u lexuar ose bëj diçka më me vlerë se sa të shkruarit – Benjamin Franklin
- Ndrysho mendimet dhe do të ndryshosh botën – Norman Vincent Peale
- Nuk mund të biesh nëse nuk ngjitesh. Por nuk ka asnjë gëzim nëse e jeton jetën në Tokë – Autor anonim
- Duhet ta besoj që jemi të talentuar në diçka, dhe kjo gjë duhet të gjendet me patjetër – Marie Curie
- Shumica nga ne nuk po jetojnë ëndrrat e tyre pasi po jetojnë frikërat që kanë – Les Brown
- Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante dhe nëse i tejkalojmë ato kjo i jep jetës kuptim – Joshua Marine
- Nëse do të ngrihesh vetë, mundohu të ngresh dikë tjetër – Booker T. Washington
- Gjithmonë kam qenë i fiksuar me urgjencën e të bërit të gjërave. Dija nuk është mjaftueshëm, duhet të veprojmë – Leonardo Da Vinci
- Limitet jetojnë vetëm në mendjen tonë. Por nëse përdorim imagjinatën, mundësitë tona janë të pafundme – Jamie Paolinetti
- Merre jetën në dorë, dhe shiko ç’ndodh? Një gjë e tmerrshme, askush për t’u fajësuar – Erica Jong.
- Çfarë janë paratë? Sukses është të ngrihesh në mëngjes dhe të shkosh në darkë në krevat duke menduar se ke bërë çfarë ke dashur – Bob Dylan
- Nuk dështova në test. Gjeta 100 mënyra për ta bërë atë gabim – Benjamin Franklin
- Për të arritur sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga dështimi – Bill Cosby
- Një person që nuk bën asnjë gabim, nuk provon kurrë asgjë të re – Albert Einstein
- Një person që thotë se nuk mund të bëhet, nuk duhet të ndërpresë personin që po e bën atë – Proverb kinez
- Nuk ka trafik gjatë miljeve që bën shtesë – Roger Staubach
- Nuk është kurrë vonë për të qenë ai që duhet të ishe – George Eliot
- 76. Njeriu bëhet atë që beson se mund të bëhet – Oprah Winfrey
- Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia – Vincent Van Gogh
- Një burrë vërtetë i pasur është ai, fëmijët e të cilit vrapojnë në krahët e tij kur i ka duart bosh – Autor i panjohur
- Nuk është çfarë ti bën për fëmijët, por çfarë u ke mësuar atyre të bëjnë për veten e tyre, kjo do t’i bëjë ata të suksesshëm – Ann Landers
- Nëse doni që fëmijët tuaj t’ia dalin, shpenzoni dyfish kohë me ta – Abigail Van Buren
- Ndërto ëndrrat e tua, ose ndonjëri do t’ju përdorë për të ndërtuar ëndrrat e tyre – Farrah Gray
- Betejat që kanë rëndësi nuk janë ato për medalje ari. Betejat brenda vetes tuaj. Betejat e padukshme brenda nesh janë ato që kanë rëndësi – Jesse Ovens
- Kam mësuar se kur dikush e mbledh mendjen, zvogëlohet frika – Rosa Parks
- Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, për aq kohë sa nuk ndalon – Konfuci
- Kur shikon tek gjërat që ke në jetë, gjithnjë do të kesh më shumë. Kur shikon tek gjërat që nuk ke në jetë, nuk do të kesh kurrë mjaftueshëm – Oprah Winfrey
- Kujtoni se kur jo gjithnjë merrni atë që doni, shpesh është një goditje e mrekullueshme e fatit – Dalai Lama
- Përdor kreativitetin, sa më shumë ta përdorësh aq më shumë do të kesh – Maya Angelou
- Ëndërro shumë dhe guxo të dështosh – Norman Vaughan
- Jeta jonë fillon për t’i dhënë fund ditës që heshtën për gjërat që patën rëndësi – Martin Luter King Jr.
- Bëj atë që mundesh, aty ku je, me çfarë të kesh – Teddy Roosevelt
- Nëse bën atë që ke bërë gjithnjë, do marrësh gjithnjë atë që ke marrë – Tony Robbins
- Ëndrrat, në fund të fundit janë një formë planifikimi – Gloria Steinem
- Është vendi yt në botë, është jeta jote. Bëj ç’të mundesh me të, dhe bëje për një jetë që ti dëshiron ta jetosh – Mae Jemison
- Pyetja nuk është se kush do më lërë, po kush do arrijë të më ndalojë – Ayn Rand
- Nuk kanë rëndësi vitet në jetë. Por jeta e kaluar në vite – Abraham Lincoln
- Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë – Aristoteli.