10 shenjat që tregojnë që ke probleme me veshkat

Çdo ditë mendjet tona përpunojnë mijëra informata e trupat tanë performojnë mijëra veprime. Pasi po jetojmë një jetë dinamike mund të mos i vërejmë sinjalet që na i dërgon trupi. E pasojat e këtij moskomunikimi mund të jenë drastike, tansmeton Zeri.info.

10. Probleme me gjumë

Kur veshkat nuk u punojnë mirë atëherë toksinat nuk mund të dalin nga trupi përmes urinimit dhe mbesin në gjak. Niveli i lartë i toksinave na e bënë më të vështirë që të na zë gjumi. Andaj edhe kur fle më pak, rriten shancat për sëmundje të rënda të veshkave.
Vëmendje: Njerëzit me sëmundje kronike të veshkave shpesh vuajnë edhe nga apnea( vështirësi në frymëmarrje). Apnea është sëmundje që shkakton një apo më shumë pauza të frymëmarrjes gjatë gjumit.
Këto pauza mund të zgjasin së paku disa sekonda deri në një minut. Pas çdo pauze, frymëmarrja normale rikthehet më një gërhatje të madhe. Nëse gërhatni vazhdimisht duhet ta vizitoni mjekun.
9. Dhimbja e kokës, lodhja dhe molisja

Veshkat funksionale dhe të shëndetshme e shndërrojnë Vitaminën D në trupin tonë për t’i mbajtur eshtrat tanë të fortë dhe për të prodhuar hormonin Eritropoetin(EPO). Ky hormon luan një rol shumë të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Kur veshkat nuk punojnë mirë, ato prodhojnë më pak EPO. Rënja e qelizave të kuqe të gjakut (të cilat e bartin oksigjenin) rezulton në lodhje të menjëhershme të muskujve dhe trurit.
Vëmendje: Zakonisht njerëzit me sëmundje kronike të veshkave kanë anemi. Anemia mund të zhvillohet kur dikush i ka funksionale vetëm 20% deri 50% të veshkave. Nëse ju flini mjaftueshëm mirëpo vazhdoni të jeni të lodhur, të molisur dhe të keni pak energji duhet të vizitoni mjekun, përcjellë Zeri.info.
8. Lëkura e thatë dhe që kruhet

Veshkat kryejnë punë të madhe përderisa i nxjerrin mbeturinat dhe lëngjët e tepërta nga trupi dhe mundësojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut si dhe duke e mirëmbajtur sasinë e duhur të mineraleve në trup.
Lëkura e thatë dhe që kruhet sinjalizon se veshkat nuk po i balancojnë mineralet dhe lëndët ushqyese, gjë që rezulton në sëmundje të eshtrave dhe veshkave.
Vëmendje: Nëse ju këni lëkurë të thatë dhe që u kruhet, provoni të pini sa më shumë lëngje. Por mos harroni të konsulltoheni më mjekun para se të merrni ilaçe për kruarje pasi disa prej tyre mund të keqësojnë funksionimin e veshkave edhe më shumë.
7. Aroma e keqe e gojës dhe shija metalike
Kur lëndët e panevojshme grumbullohen në gjak, shija e ushqimeve na duket ndryshe dhe na mbetet një shije metalike në gojë. Aroma e keqe e gojës është një tjetër shenjë e shumë toksinave në sistemin e qarkullimit të gjakut.
Madje ndodh edhe që nuk të hahen mishërat dhe të humbet oreksi në përgjithësi, gjë që çon deri të humbja në peshë.
Vëmendje: Ka shumë arsye pse ushqimi mund të ketë shije metalike (duke filluar nga alergjitë e deri tek shëndeti i dobët i gojës). Normalisht, shija metalike duhet të hiqet nëse shkaku trajtohet. Mirëpo nëse shija metalike paraqitet prapë atëherë duhet të kontaktoni mjekun.
6. Gulçimi

Gulçimi sidomos pas një veprimi si pasojë e sëmundjeve të veshkave shkaktohet për dy arsye. Së pari, lëngjët e tepërta në trup shkojnë në mushkëri kur veshkat nuk punojnë siç duhet. Së dyti, anemia e zvogëlon sasinë e oksigjenit në trup që më pas shkakton vështirësi në frymëmarrje.
Vëmendje: Ka shumë arsye për gulçim, siç janë: mosfunksionimi i veshkave, asma, kancri në mushkëri apo infraktet. Nëse e vëreni që vazhdimisht keni vështirësi në frymëmarrje pasi keni bërë thjeshtë një punë të vogël atëherë duhet ta kontaktoni mjekun.
5. Ënjtje në kyçe, këmbë dhe duar

Veshkat që nuk e kryejnë punën e tyre siç duhet nuk i heqin nga trupi lëngjët e tepërta. Kjo çon deri mbajtja e natriumit që shkakton ënjtjën e kyçeve, këmbëve dhe duarve.
Ënjtja në pjesët e poshtme të trupit poashtu sinjalizon edhe sëmundjet e zemrës, mëlqisë dhe problemet e venave të këmbëve.
Vëmendje: Nganjëherë, ilaçet që zvogëlojnë sasinë e kripës dhe heqin lëngjët e tepërta nga trupi mund të ndalojnë ënjtjën. Mirëpo nëse nuk kanë ndikim atëherë duhet të përdorësh tretmane tjera.
4. Dhimbje shpine

Dështimi i veshkave mund të rezultoj në dhimbje shpine që zakonisht është e fort dhe nën kafazin e krahërorit. Mund të ndihet në pjesën e përparme të zonës së ijëve. Dhimbja e shpinës dhe këmbëve mund të shkaktohet nga cistat e veshkave.
Këshillë: Dhimbja e shpinës shkaktohet nga mosfunksionimi i veshkave dhe shoqërohet nga të përziera, të vjella, temperaturë të lart të trupit dhe urinim të shpesht.
Dhimbja normale e shpinës që nuk ka të bëjë me veshkat është e lokalizuar dhe paraqitet papritur, pa temperature. Nëse keni dhimbje shpine dhe hapat për dhimbje nuk po kanë efekt atëherë vizitoni mjekun, transmeton Zeri.info.
3. Sy të fryrë

Një shenjë e hershme që sistemi i filtrimit të veshkave është i dëmtuar është paraqitja e proteinave në urinë, që rezulton me fryerje në zonën rreth syve.
Fryerja rreth syve mund të shpjegohet me faktin se veshkat po lëshojnë një sasi të madhe të proteinave në urinë në vend që ta shpërndajnë atë nëpër trup.
Këshillë: Nëse jeni të sigurt që po pushoni mjaftueshem dhe po merrni mjaft proteina, por vazhdoni të keni sy të ënjtur, atëherë vizitoni mjekun.
2. Shtypja e lartë e gjakut

Sistemi i qarkullimit të gjakut dhe veshkat varen në njëra tjetrën. Veshkat kanë nefronet që filtrojnë mbeturinat dhe lëngjët e tepërta nga gjaku. Nëse enët e gjakut janë të dëmtuara, nefronet nuk marrin oksigjen dhe lënd ushqyese mjaftushëm.
Ja pse shtypja e lartë e gjakut është shkatari i dytë i dëmtimit të veshkave.
Këshillë: Kontolloni shtypjen e lartë të gjakut për tju shmangur dëmtimit të veshkave. Poashtu merrni ushqime të pasura me acid folik pasi lidhet me prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndihmon në parandalimin e anemisë.
1. Ndryshimi në urinim

Veshkat janë ato që prodhojnë urinën dhe eliminojnë mbeturinat përmes saj. Ndryshimi në frekuencë, aromë, ngjyrë dhe pamje të urinës nuk duhet injoruar. Ndryshimet më të shpeshta janë:
• Rritja e nevojes për të urinuar, sidomos gjatë natës. 4 deri 10 herë në ditë konsiderohet normal.
• Gjak në urinë. Veshkat e shëndetshme filtrojnë mbetjet nga gjaku të prodhojnë urinën, por nëse filteri dëmtohet qelizat e gjakut mund të kalojnë në urinë.
• Urinë e shkumëzuar. Shkuma në urinë sidomos ajo që të bënë ta lëshosh ujin ne tualet disa herë tregojnë se ka proteinat e padëshiruara në urinë.