Problemet e zorrëve si fryrja apo kapsllëku nuk janë gjëra të lëhta. Këto ndjenja ju japin parehati dhe siklete pafund duke përfshirë këtu edhe ndjenjën tuaj të vetëvlerësimit si edhe shëndetin tuaj apo mirëqenien mendore.
1. Konsumoni Turmerik
“Turmeriku ka veti anti-inflamatore që mund të qetësojnë zorrët e trazuara, të lehtësojnë fryrjen dhe dispepsin dhe të mbështesin tretjen”, shkruan një terapiste ushqimore e njohur. Thjesht merrni një filxhan qumësht, 1 lugë gjelle gjalpë kokosi, 1/4 lugë çaji turmerik pluhur dhe 1 lugë çaji xhinxher pluhur dhe futi në një blender sa të bëhet një masë homogjene. Këtë hidheni në një tigan, lëreni të ziejë dhe shërbejeni të ngrohtë. Shtoni aty mjaltë për ta ëmbëlsuar nëse është e nevojshme.
2. Shtrihuni në të majtë
“Disa nga organet më të mëdha të trupit, të tilla si mëlçia, shpesh ushtrojnë presion mbi zorrët, prandaj shtrihuni në anën tuaj të majtë për t’i dhënë zorrëve më shumë hapësirë.
3. Hani snack kastraveca
“Jo shumë njerëz e kuptojnë se kastraveci përmban kuercetinë, një antioksidant flavonoid që ndihmon në reduktimin e fryrjes”, thotë nutricionistja e njohur, Eleanor Thrupp. Ruani kastraveca në frigorifer për një mesvakt të shpejtë i cili eliminon fryrjen në çdo kohë të ditës.
4. Përtypuni 20 herë
“Tretja fillon në gojë, kështu që gjeni kohë për të shijuar ushqimin tuaj, duke përtypur çdo kafkë afërsisht 20 herë”, thotë ajo, dhe rekomandon shmangien e telefonave ose televizorit gjatë ngrënies.
“Ngrënia e shpërqendruar ose e nxituar mund t’ju bëjë të hani më shumë se zakonisht e kjo mund të çojë gjithashtu në fryrje dhe dispepsi, pasi trupi juaj nuk ka kohë për t’a tretur siç duhet.”
5. Bëni një dush të nxehtë para gjumit
Bakteret e mira të zorrëve e duan gjumin. “Nëse dikush që ka vështirësi për të fjetur, provo të bësh një dush vërtet të ngohtë për dy minuta para se të biesh në shtrat. Ky është një truk i thjeshtë, por efektiv për të nxitur gjumin, që nga ana tjetër mbështet shëndetin e mirë të zorrëve .”
6. Rritni konsumin tuaj të bimëve
“Mënyra më e shpejtë për të përmirësuar shëndetin e zorrëve është të hani të paktën 30 ushqime të ndryshme bimore çdo javë”. Kjo tingëllon si shumë, por ne të gjithë mund të marim disa lloje perimesh me këto truke të thjeshta:
Shto spinaq, kastravec, lakër jeshile, lulelakër ose kunguj të njomë në smoothie.
Shtoni bishtajore të konservuara në salcën kerri ose salcën e makaronave.
Provoni shkopinj selino për mesvakt, e jo vetëm karrota.
7. Përdorni fara kopëri
“Një lugë me fara kopëri mund të ndihmojë në uljen e gazrave, dhe janë anti-inflamatore, të mbushura me fibra dhe antimikrobike.” Piqin në tigan këto fara për disa minuta për të çliruar aromën dhe vajrat, më pas përtypni ose vendosini farat e grimcuara në ujë të nxehtë që t`i pini si çaj.
8. Shmangni ujin gjatë ushqimit
Pirja e ujit pak minuta para dhe pas vakteve është e mirë, por shmangni lëngjet ndërsa hani, pasi mund të ngadalësojë tretjen. Gjithashtu mjekja rekomandon pirjen e ujit në temperaturën e dhomës: “Akulli do të tronditë zorrët tuaja, duke i bërë ato të tkurren dhe të ngadalësojnë tretjen.”
9. Mos harroni ecjen
Bëni një shëtitje rreth kopshtit tuaj ose rreth bllokut ttë pallati gjithmonë pas darkës.
Doktoresha thotë: “Ecja pasi të keni ngrënë lejon që niseshteja dhe lipidet në stomak të treten, duke ndihmuar në parandalimin e problemeve të zorrëve, shqetësimeve të tretjes dhe refluksit të acidit”.
10. Qëndroni në pozicion anash, planku anësor
Mbështetni trupin tuaj në bërrylin tuaj të majtë, këmbën e djathtë vendose mbi të majtën. Mbani kokën, shpatullat, ijet, gjunjët dhe këmbët në një linjë. Mbajeni dorën e djathtë mbi shpatullën tuaj, krahun drejt. Qëndroni për 30 sekonda, më pas ndërroni dhe përsërisni këtë qendrim në anën tjetër.