Dhjetë mënyra për t’ju ndihmuar të zvogëloni rrezikun tuaj ndaj presionit të lartë, me këshilla nga ekspertë mjekësorë.
1. Ushtrohuni sikur të ishte një pilulë
Aktiviteti ndihmon në mbajtjen e enëve të gjakut më fleksibël, gjë që nga ana tjetër ndihmon në uljen e presionit të gjakut. “Aktiviteti ndihmon në mbajtjen e enëve të gjakut më fleksibël, gjë që ndihmon në uljen e presionit të gjakut”, thotë Profesor Naveed Sattar, konsulent nderi për shëndetin kardiovaskular dhe metabolik në Universitetin e Glasgow. Çfarëdo stërvitje që bëni, përpiquni të bëni më shumë. Nuk është kurrë vonë për të gjetur një aktivitet që ju pëlqen.
2. Bye Bye pije alkoolike
“Ka një vijë të drejtë midis sasisë së alkoolit të konsumuar dhe presionit të lartë të gjakut “, thotë Prof Sattar.
“Reduktimi i alkoolit sado të jetë i arritshëm dhe i qëndrueshëm do të ulë presionin e gjakut. Ndërsa shmangia fare e alkolit do të ishte ideale.”
3. Kakao – Një trajtim i ëmbël
Çokollata u tregua në një studim të Universitetit të Surrey se ka efekt për të shtrirë enët e gjakut brenda tre orëve. “Kakaoja është e pasur me një antioksidant të quajtur flavonole. Ka prova që njerëzit që hanë më shumë ushqime të pasura me flavonole kanë presion të gjakut të kontrolluar më mirë.”
4. Shkundni kripën
Shumica e të rriturve hanë shumë kripë. Ndaj, të rriturit duhet të konsumojnë jo më shumë se 6 g kripë në ditë – por shumica prej nesh hanë shumë më tepër.
Prof Sattar thotë: “Mësoni të ulni sasinë e kripës gradualisht duke ritrajnuar qiellzën tuaj.
5. Përdorni pije pa kafeinë
Decafeinato do të ishte mënyra më e mirë kur doni të konsumoni ndonjë pije. Kafeina është një shkaktar i zakonshëm i presionit të lartë të gjakut. Ndërkohë që rrit vigjilencën tuaj dhe ju jep energji, konsumimi i më shumë se katër filxhanëve kafe në ditë mund të rrisë gjithashtu nivelet e presionit të gjakut.
6. Kontrolli i porcionit
Mbipesha do të thotë që nevojitet më shumë rrjedhje gjaku për të ushqyer qelizat yndyrore dhe për të dhënë oksigjen në inde. Ngrënia e më shumë frutave, perimeve dhe fibrave, dhe më pak ushqime me yndyrë dhe sheqer, është mënyra për të ulur presionin e gjakut.
7. 1 banane në ditë
Një banane në ditë mban larg presionin e lartë të gjakut. Nëse heqja e kripës nga dieta juaj është e vështirë, furnizoni trupin me banane, zarzavate me gjethe, salmon, avokado, kajsi, ton dhe fasule. Nëse hani rregullisht ushqime të pasura me kalium keni 13% më pak gjasa të preken nga një atak në zemër ose goditje në tru.
8. Stërvituni ose bëni plank
Stërvitjet CARDIO si vrapimi ose noti ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, por nuk janë i vetmi lloj ushtrimi që duhet të provoni kur bëhet fjalë për uljen e niveleve të presionit të gjakut. Planku apo qëndrimi si një dërrasë 3 herë me nga 20 sekonda dhe pushim 30 sek në mes përsëritjeve.
9. Marrëdhëniet intime
Seksi i rregullt është gjithashtu një formë ushtrimi, (Orgazmat mund të ulin presionin e gjakut), i cili rekomandohet shumë për një zemër të shëndetshme.
10. Lini duhanin
Presioni i lartë i gjakut shkakton ngushtimin e arterieve. Pirja e duhanit bën që gjaku juaj të mpikset më shumë. Nëse pini duhan, procesi ndodh shumë më shpejt. Shiko.news