Në ditët e sotme sikur është zbehur paksa në familjet shqiptare zakoni për t’i shkuar për vizitë kushërinjëve, të afërmve apo qoftë edhe të njohurve.
Sot mjafton t’i marrësh në telefon, dhe të vendosni në cilin local do ta pini kafen. Gjithsesi, disa zakone ne shqiptarët nuk i ndryshojmë dot sado modernizohemi.
Dhe kjo nuk ka asgjë të keqe në fakt, pasi është pjesë e traditave tona.
Me siguri ju që po e lexoni këtë artikulli keni qenë mbi 10 herë për vizitë në shtëpinë e një të afërmi tuaj, duke shoqëruar mamin ose babain.
Ndonjëherë ndoshta jeni vënë në siklet, pasi lutjet e zonjës së shtëpisë për të ngrënë e për të pirë kanë qenë të vazhdueshme. Gjithsesi, përveç lutjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ndodh kur shkon mysafir në një familje shqiptare.
Pasi të lëxoni të gjitha pikat, na tregoni se cila ju ndodh juve më shpesh.
1-Qerasje me çdo gjë
Ne shqiptarët, mbahemi për njerëz mikëpritës. Mund të jemi të varfër, por ama çfarë kemi në shtëpi kur na vjen dikush mysafir, e vendosim mbi tavolinë.Image
2-Lutje e vazhdueshme për të ngrënë
Edhe nëse ke shkuar thjesht për vizitë, e zonja dhe i zoti i shtëpisë të luten gjithmonë për të ngrënë.
3-Nuk të lënë të ikësh edhe pse ke qëndruar 5 orë
Sa herë që ti tenton të ikësh ata do të të luten që të qëndrosh më shumë.
4-Babi thotë gjithmonë sille edhe atë gjënë që ju nuk e keni në shtëpi
Babai duke mos ditur se çfarë ka apo jo në shtëpi, thotë gjithmonë sille edhe atë, për shembull amareta. Nga ana tjetër mami bën me shenjë që nuk ka amareta.
5-Dikush ikën gjithmonë në dyqan për të blerë pije
Përpara se të vijnë mysafirët, gjithmonë dikush nga familja shkon në dyqan për të blerë Coca Cola.
6-Mysafiri nëse shoqërohet nga mamaja, ajo ia bën me shenjë që të mos hajë shumë
Kalojmë tek sjellja e mysafirit. Nëse je natyrë pa komplekse, ha çfarë të ofrohet, dhe nga ana tjetër mami ta bën me shenjë që të mos i hash të gjitha. (Mami: I ke të gjitha në shtëpinë tënde)
7-Kur të ofrojnë ndonjë karamele, të thonë “Mos ma kthe, se më kthehet fati”
Që të mos i kthesh gjërat që të urojnë, të vënë në sedër se mund t’i kthehet fati, nëse refuzon.
8-Edhe pse kë ngrënë çdo gjë dhe mezi po lëviz, i zoti i shtëpisë të thotë “Asgjë nuk hëngre, s’të pëlqeu më duket”
Pasi ha drekë ose darkë, dhe nuk mund të lëvizësh pasi ke konsumuar çdo gjë në tavolinë, ia pret i zoti i shtëpisë “Asgjë nuk hëngre, s’të pëlqeu më duket”.
9-Të lusin që të flësh aty
Nëse je për darkë, të lusin të flesh aty, të thonë “Kemi vend sa të duash”.
10-Kur bën ndonjë tentativë për të ikur, të thonë “ti shyqyr që na erdhe, do të ikësh”
Një shqiptar nuk të lë të ikësh nga shtëpia kur i ke shkuar mysafir pas një mungese të gjatë.