Të shumta janë këshillat që vijnë nga stomatologët për trajtimin e dhëmbëve. Ka disa që mendojnë se dhëmbët duhen larë para se të flesh dhe të tjerë që mendojnë se dhëmbët duhen larë dy herë në ditë. Disa nuk e konceptojnë dot të flenë pa larë dhëmbët, të tjerë i lajnë vetëm në mbrëmje (me idenë se gjatë natë natës nuk kanë ngrenë asgjë dhe nuk kanë pse i lajnë në mëngjes) dhe të tjerë akoma që i lajnë vetëm në mëngjes.
Nëse je në grupin e atyre njerëzve që e kanë pjesë të rutinës së tyre t’i lajnë dhëmbët dy herë në ditë, ka diҫka që duhet ta dish.
Të mos i lash dhëmbët në darkë është një gabim i madh, NO, NO. Një dentist sqaron se të shkosh në shtrat pa larë dhëmbët “është njëlloj si të shkosh në shtrat me m.. në gojë.” Ndërsa analogjia mund të të duket ekstreme, është e vërtetë se pas ushqimit të gjitha bakteret “strehohen” në dhëmbë. Nëse nuk i largon menjëherë pas ushqimit, ato do të shumohen dhe do të jenë rrezik për prishjen e dhëmbëve. Për më tepër, të gjitha përbërjet acide të ushqimeve që nuk largohen nga dhëmbët janë po ashtu një rrezik i shtuar, që mund të ndikojnë në rrënjët e dhëmbëve dhe kavitetin e tyre. Të shkosh në shtrat pa larë dhëmbët është një gabim i madh dhe sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë dëme mund të të sjellë kjo neglizhencë.
“The American Dental Association” rekomandon që larja e dhëmbëve të bëhet të paktën dy herë në ditë dhe njëra prej këtyre dy herëve duhet të jetë patjetër para se të flesh. Duke i larguar me furҫë të gjitha bakteret nuk do t’u lësh atyre hapësirë të akomodohen në gojë dhe të jenë rrezik për të dëmtuar dhëmbët. Dentistët rekomandojnë gjithashtu larjen e dhëmbëve pasi të zgjohesh në mëngjes dhe para se të flesh. Por edhe në rastet kur nuk ke mundësi për ta bërë këtë, asnjëherë mos e lër mënjanë fillin dentar, i cili ndihmon për të pastruar ҫdo mbetje ushqimi në gojë.