Një skandal i përmasave të mëdha është zbuluar ditën e sotme në një magazinë në Vorë, të quajtur “Master AL”, ku bëhesh falsifikimi i datave të skadencës së ushqimeve të ndryshme të cilat më pas hidheshin përsëri në treg.
Sipas hetimeve, në këtë fabrikë që kishte si aktivitet import-eskportin dhe tregtimin e produketev industriale dhe ushqimore, grumbulloheshin produkte të skaduara në tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan. Më pas këtyre produkteve u falsifikohej data e skadencës dhe hidheshin përsëri në treg, të pashoqëruara me dokumentacion tatimor.
Policia ka sekuestruar brenda fabrikës 716 koli me produkte dhe dhjetëra kilogramë mallra ushqimorë të përpunuar, të cilat kishin skaduar që në muajt janar dhe shkurt 2025, por ky afat u ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg.
Në pranga për këtë sakndal që vë në pikëpyetje sigurinë ushqimore të gjithë shoqërisë kanë rënë administratori i “Master AL” Florenc Domi 38-vjeç dhe një magazinjer, i quajtur Agim Domi 58-vjeç.
Gjithashtu janë proceduar penalisht S. T., 56-vjeç i cili është ortak në këtë subjekt dhe një shofer i magazinës, 58-vjeçari me inicialet A. D.
Megjithatë, pronarit të subjektit i cili sipas dokuementave rezulton të jetë Skifter Tagani, nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga ky operacion, madje nuk është shpallur as në kërkim.
Ndaj personave të arrestuar dhe proceduar penalisht, janë referuar materialet në prokurori për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
Zbulohet ne Tirane magazina me ushqime te skaduara qe furnizonte tregun shqiptar
