Vendosen rregullat. Ata që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën do të pushohen nga puna

Puntorët e kujdesit shëndetësore në Francë do të pezullohen nga puna nëse nuk kanë marrë vaksinën anti-Covid.

Qeveria franceze ka bërë vaksinën të detyrueshme për punonjësit e kujdesit mjekësor, të shtëpive të pleqve dhe të emergjencës.

Sot është afat i fundit pë rata që të kenë së paku një dozë të vaksinës. Të gjithë ata që kanë refuzuar që të marrin vaksinën do të përballen me pezullim të pagës ose nuk mund të punojnë.

Firmat dhe punëdhënësit që dështojnë t’i verifikojnë statuset e vaksinimit të stafit të tyre, do të gjobiten fillimisht me 135 euro. Nëse dështimi përsëritet, dënimi mund të rritet deri në 3,750 euro.

Qeveria e Francës thotë se masat e miratuara nga Parlamenti janë të nevojshme për të mbrojtur pacientët dhe publikun nga rritjet e reja të numrit të të inefktuarve.