Vendimi i ri: Shtyhen deri në kete date masat kufizuese në pikën kufitare Kakavijë

0
1589

Qeveria greke ka lënë sërish në fuqi masat kufizuese që po zbatohen prej disa muajsh në pikën kufitare të kakavijës për hyrjet në Greqi.

Vendimi i fundir, i publikuar në Fletoren Zyrtare, e ka zgjatur zbatimin e këtyre masave deri në orën 06,00 të së premtes 14 maj 2021. Vendimi e ka titullin “masa e kufizimit të përkohshëm të ndërlidhjeve tokësore, ajrore dhe detare të vendit, ndalimin e hyrjes në vend të shtetasve nga vendet e treta me përjashtim të shteteve të Bashkimit Europian, të Marrëveshjes Shengen dhe testit diagnostik e izolimin e përkohshëm të personave që vijnë nga jashtë shtetit, me qëllim kufizimin e shpërndarjes së Covid-19”.

Sa u përket ardhjeve me avion, pasagjerët janë të detyrar të qëndrojnë 7 ditë në karantinë, pavarësisht nga vendi prej të cilit mbërrijnë në Greqi.

Masat që zbatohen në pikën e Kakavijës deri në 14 maj:

Orari i hyrjes: nga ora 07,00 deri 19,00.

Limiti i kalimeve: 400 qytetarë në ditë.

Qytetarët duhet të kenë me vete:

1. Testin negativ PCR të kryer 72 orë para mbërritjes në pikën kufitare.

2. Formularin PLF të plotësuar para udhëtimit.

Në pikën kufitare të gjithë, përfshirë dhe drejtuesit e kamionëve, i nënshtrohen testit Rapid.

Në rast se testi rezulton pozitiv nuk lejohet hyrja në Greqi.

Karantinë 14 ditë në shtëpi, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të transportit të mallrave.