Home LAJME Vdiq dje në aksidentin tragjik në Laç, historia e trishtë e mësueses...

Vdiq dje në aksidentin tragjik në Laç, historia e trishtë e mësueses nga Tirana

46
0

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku një automjet tip “Benz”, i cili udhëtonte në krah të kundërt në autostradën Tiranë-Laç, përplasi një automjet tip “Fiat”, duke shkaktuar kështu një të vdekur dhe disa të plagosur.
Në automjetin tip “Fiat” me targa AA 935 IO udhëtonin tre mësuese të gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi” në qytetin e Laçit. Mësueset janë banuese në Tiranë dhe e bëjnë rrugën Tiranë-Laç çdo ditë, me automjetin e mësueses, e cila humbi jetën.

Viktimë e aksidentit të rëndë është Angelina Kurti. Në momentin që ka ndodhur aksidenti, mjeti tip “Benz” me drejtues 43-vjeçarin Bardhok Tuci, banues në Sanxhak ka dalë nga një rrugë dytësore me shpejtësi dhe është futur në krah të kundërt. Edhe mësueset kanë qenë me shpejtësi në automjetin e tyre, ç’ka nuk u ka dhënë mundësinë të manovrojnë dhe të shmangen.

Fillimisht të treja mësueset dhe drejtuesi i “Benzit” kanë ngelur të plagosur, ndërsa në spital ka ndërruar jetë 45-vjeçarja Angelina Kurti. Sipas të dhënave, Kurti kishte humbur edhe bashkëshortin nga një sëmundje e rëndë rreth dy vite më parë.

Drejtuesi i “Benzit” ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa ndaj tij ka dalë urdhër-arresti.