Vapa ka ikur me gushtin ,parashikimi i motit sot/ Ja kur nisin reshjet e mëdha të shiut

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë motin mbi territorin shqiptar kryesisht gjatë paradites. Por duke ju afruar mesditës vranësirat shpeshtohen në zonat jugore dhe qëndrore duke gjeneruar shira afatshkurtër.

Për ditën e sotme pritet një përkeqësim i lehtë. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin.

Në zonën e jugut parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe lokalisht do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër.

Reshjet do të jenë herë pas herë rrebeshe në zonat zonat jugore- juglindore. Ndërsa orët e vona të pasdites sjellin largim gradual të vranësirave dhe reshjeve duke i spostuar drejt kufirit juglindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Republika e kosovës do të karakterizohet nga vranësira dhe kthjellime të shkurtra gjatë paradies. Edhe mesdita do të vijojë në ndikimin e motit të vranët por pa sjellë reshje. Temperaturat e ajërit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 14°C deri në 27°C.