‘Valbona ka humbur, nëse e sheh dikush…’U nis për në Elbasan të takojë babain, zhduket në rrethana misterioze vajza e martuar Maqedoni

Një shtetase shqiptare, e martuar në Maqedoninë e Veriut ka humbur gjurmët. Ishin familjarët e saj që ngritën shqetësimin, në rubrikën “Ti raporto”, në TCH, ku thonë se Valbona Gjikova, që prej orën 10:00 të paradites së djeshme nuk ka kontaktuar me ta.

Motra e saj, tregon se Valbona ishte nisur për në qytetin e Elbasanit, ku edhe do të takonte babain e saj.

Të shqetësuar për fatin e vajzës, familjarët kishin bërë denoncim në Policinë e Elbasanit, por u është thënë se duhet pritur deri në 48 orë që më pas të vazhdojnë procedurat.

Po ashtu ata ishin interesuar edhe në pikën kufitare ku mendohet se mund të ketë kaluar Valbona, e cila ka probleme me dëgjimin, por u është thënë se nuk mund t’i jepen informacione.

Teksa i luten të gjithë qytetarëve që kanë dijeni, ose e shohin Valbonën që të kontaktojnë në numrin e telefonit +30 694 841 0935, familjarët i tremben faktit se ajo mund të jetë në rrezik për shkak edhe të problemit me dëgjimin.