Home LAJME Vajza e gjyqtares së vrarë, drithëron me fjalët për të ëmën: Heroina...

Vajza e gjyqtares së vrarë, drithëron me fjalët për të ëmën: Heroina ime! Babai monstër

72
0

Vajza e gjyqtares Fildes Hafizi e cila u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, ka një mesazh që drithëron për nënën e saj, dhe hedh mllef ndaj babait-vrasës.

Melisa Hafizi në një mesazh të publikuar në profilin e saj në Facebook, e quan heroinë nënën e saj, duke thënë se dha jetën për të mbrojtur atë dhe vëllanë.

Ndërsa të atin, e quan “plehër” dhe “monstër”, duke thënë se nuk meriton të marrë frymë.

“Vetëm ne e dimë se si rrinte me frikë kur iknim çdo fundjavë te i ashtuquajturi “babi” që ka qenë dhe gjithmonë do të jetë një monstër që nuk meriton të marrë frymë. Kur të kujtoj mamin tim unë nuk do qaj por do jem krenarë për personin, heroinën që më rriti. Dhe sado që un nuk besoj në Zot, unë besoj që ajo tani është një engjëll që na ruan sepse e tille ishte dhe gjallë”, shkruan vajza e gjyqtares së ndjerë.

Mesazhi i plotë i vajzës së gjyqtares

Dje kam humbur personin më të rëndësishëm në jetën time. Mami im ishte heroina ime, perëndesha ime. Ajo është njeriu më i mrekullueshëm i kësaj bote dhe kurrë në këtë botë s’do të ketë njeri si ajo më në këtë botë. Ajo sakrifikoi çdo gjë për ne, duke përfshirë jetën që të na hiqte nga ai plehra. Pavarësisht çdo gjëje ajo fliste mirë për të, PAVARËSISHT ÇDO KAFSHËRIJE QË KEMI JETUAR NË ATË SHTËPI. Ajo ishte shoqja ime e ngushtë, motra ime, dashuria ime e parë në këtë botë. Kushdo që e njihte, e adhuronte kurajën, forcën inteligjencën, dashurinë e saj për jetën dhe zemrën e saj të pastër. Vetem ne e dimë se si rrinte me frikë kur iknim çdo fundjavë te i ashtuquajturi “babi” që ka qenë dhe gjithmonë do të jetë një monstër që nuk meriton të marrë frymë.

Kur të kujtoj mamin tim unë nuk do qaj por do jem krenarë për personin, heroinën që më rriti. Dhe sado që un nuk besoj në Zot, unë besoj që ajo tani është një engjëll që na ruan sepse e tille ishte dhe gjallë. Dhe ne do ja dalim, do e bëjmë krenare dhe do bëhemi të denjë që të quhemi fëmijët e saj. Sepse ajo është forca jone dhe pse nuk është më mes nesh.

Faleminderit të gjithëve që na u gjendët pranë

Vajza e Fildes Hafizit- Melisa Hafizi. /a.y/noa.al

(Visited 125 times, 1 visits today)