Home LAJME “Ua ça tmerri”, përmbytet oborri i qendrës tregtare, qytetarët: Na ndihmoni, policia...

“Ua ça tmerri”, përmbytet oborri i qendrës tregtare, qytetarët: Na ndihmoni, policia nuk përgjigjet

57
0

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në të gjithë Tiranës. Autostrada Tiranë-Durrës është përmbytur nga reshjet që kanë sjellë edhe baltë me vete.

Po kështu tek Qendra tregtare City Park përgjatë autostradës niveli i ulit ka kaluar 1 metër. Qytetarët sjellin video nga oborri, ku makinat duken të mbuluara nga uji.

Aty është krijuar një kaos e panik dhe qytetarët shkruajnë se askush nuk iu ka shkuar për t’i ndihmuar. “Na ka ardhur uji deri në timon. Jemi në rrezik të mbytemi. Ju lutem na ndihmoni”, shkruajnë qytetarët.