Home LAJME Tronditëse, mashtruesi kërkonte para në emër të Ardit Gjebreas, por kur vjen...

Tronditëse, mashtruesi kërkonte para në emër të Ardit Gjebreas, por kur vjen në emision ai i lë të gjithë pa fjalë

94
0

Sot “ E diela shqiptare” nisi ndryshe. Në rubrikën ka një mesazh për ty një grua, para se të jepte mesazhin e saj për babain, rrëfeu një ngjarej jo të këndshme.
Zonja Bujana tregoi për publikun se ajo kishte komunikuar me dikë , i cili i fliste asaj në emër të stafit të “ E diela shqiptare”. Ajo i kishte treguar atij historinë e saj duke i kërkuar të jetë pjesë e emisionit. Por diçka e çuditshme ka nodhur me të. Ndërkohë që flisnin për emisionin, djali i kishte kërkuar asaj para për rastin e një vajze të sëmurë, gjithmonë në emër të stafit. Zonja e cila banon në Londër kishte pranuar tja dërgonte këtë shumë parash nëpërmjet Money Gram. Porfili me emrin Eltion Gjoka nuk ishte mjaftuar me kaq, por kishte kërkuar sërish para dhe kësaj rradhe një shumë të majme prej 2000 eurosh. Menjëherë zonja kishte dyshuar dhe i kërkonte atij vazhdimisht të takohej me Arditin por justifikimet e tij nuk kishin fund.
Ardit Gjebrea konfirmoi se ky profil ishte i rremë dhe bashkë me zyrën e krimit teknologjik kanë zbuluar se personi në fjalë quhe t Ramadan Metushi.
Bujana priste sot në studio babanë e saj por u çudit shumë, kur përball saj erdhi pikërisht personi që e kishte mashtruar. Me kokën ulur djali nga Fieri rrëfeu:

“ Kisha një faqe në Facebook me shumë miq dhe e ktheva në faqen e “Ka një mesazh për ty. Pas disa kohësh shkruajti zonja që donte të ftonte babanë e saj dhe unë i ktheva mbas disa muajsh që do të ndihmojmë. Hiqesha sikur punoja në këtë emisision dhe kështu verpova. E di që gabova”
Gjebrea e pyti më tej kurioz se nga e kishte gjetur gjithë atë informcion mbi emisionin dhe Ramadani u shpreh se ishte një ndjekës i rregullt i kësaj rubrike.
Zonja Bujana tregoi më tej se i kishte kërkuar djalit ti tregonte të vërtetën para se të ndërmerrte këto hapa por ai akoma insistonte se ishte pjesë e stafit.
Ramadani i penduar kërkoi ndjesë për të gjithë mashtrimin. Vetë Arditi dhe Bujana pranuan faljen e tij por ai do të vazhdojë procedurat me organet përkatëse për të marrë dënimin e merituar

(Visited 2,426 times, 1 visits today)