Tre këshilla dhe tre ushqime që i nevojiten zemrës tuaj

Sëmundjet e zemrës thuhet se janë “dhuratë” e kohës moderne, pasi mënyra e jetesës tonë është çdo ditë e më pak e shëndetshmë. Por nëse duam t’i rikthejmë shëndetin zëmrës sonë tre janë mënyrat më efektive.

E para reduktimi i peshës trupore, braktisja e cigares, dhe shmangia e stresit.

Një mënyrë tjetër që të bëni një hap para është kujdesi për ushqimin.
Gjatë prezantimit të sugjerimeve nga fondacioni ndërkombëtar për problemet e zemrës, lidhur me ushqimet që ndihmojnë zemrën, thuhet se tre janë ushqimet kyçe.

E para është çokollata e zezë, e cila redukton rreziqet e problemeve kardiovaskulare si dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut, duke pakësuar rastet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.

Një lajm i mirë vjen edhe për të apasionuarit për kafenë, pasi thuhet se rreziku nuk shtohet aspak nga konsumimi i kësaj pije, por se rreziku i diabetit reduktohet në mënyrë të ndjeshme.

Gjithashtu ndër produktet ushqimore që ndihmon në forcimin e zemrës është edhe vaji i ullirit i cili redukton dukshëm problemet në koronare.

Mos nguroni të ndoqni këshillat e specialistëve dhe zemra juaj do të jetojë fuqishëëm dhe shëndetshëm. /albeu.com/

You may also like...

Leave a Reply