Home TE NDRYSHME Tragjedi gjatë natës, gjendet i vrarë në apartament i riu shqiptar

Tragjedi gjatë natës, gjendet i vrarë në apartament i riu shqiptar

23
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë orëve të natës në kryeqytetin italian.

Një 33-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në apartamentin e tij.

Dyshimet e para të policisë janë se dikush e ka vrarë të riun me banim në Romë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në rrugën ‘Tota’, në Valmontone.

Media italiane “Il messaggero”, shkruan se janë përdorur armë apo sende të forta për të hequr qafe shqiptarin.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë ende me dije. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.joq.al