Home LAJME ‘Tërbohet moti’, jo vetëm rrebeshe shiu! Ja çfarë pritet të ndodhë

‘Tërbohet moti’, jo vetëm rrebeshe shiu! Ja çfarë pritet të ndodhë

4
0

Ditëve të nxehta duket se u ka ardhur fundmi. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, pasditen e sotme të kësaj të hëne pritet një shtim vranësirash, që në mbrëmje do të shoqërohet me reshje lokale, kryesisht në veri.

Sipas IGJEUM, nesër në mëngjes herët, reshjet do të prekin qendrën dhe jugun, por kryesisht terrenet kodrinore – malore. Në zona shumë të kufizuara, reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.

Pasnesër deri në datën 1 shtator nuk priten reshje, kurse në datat 2 dhe 3 shtator ka mundësi për reshje.

Temperaturat

Nesër deri në 3 shtator: tendenca pritet të jetë, në përgjithësi, me rënie të lehta, disi më e ndjeshme në vlerat e mëngjeseve.

/SYRI.net/