Tavë me bamje dhe patëllxhanë

Një recetë e tillë e tavës me bamje dhe patëllxhanë të jeni të sgurtë që nuk e keni provuar kurrë më parë. Me një shije joshëse dhe pamje që të ngacmon kjo është pjata që i ka munguar tryezës suaj. Luani duart amvisa për ta shijuar!
Përbërësit

500 gr bamje
2 lugë gjelle uthull
3 patëllxhan (të prerë në rripa të hollë)
300 gr kontrafileto viçi
kripë
piper
1 qepë
1 domate
spec i kuq (pluhur)
borzilok
rigon
vaj ulliri
100 gr djathë i bardhë

Përgatitja
1
Vendosini bamjet në një tas me ujë dhe i shtoni sipër uthullën. Po kështu veproni edhe me patëllxhanët. I lini mënjanë për disa minuta.
2
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni për disa minuta bamjet. Ndërkohë kaloni patëllxhanët në skarë. Skuqni mirë nga të dyja anët filetot e viçit.
3
I marinoni me kripë e piper. Grini imët qepën dhe domaten me grirësen nga Delimano. I kaloni në një tigan me pak vaj ulliri. I shtoni pak spec të kuq dhe borzilok. Trazojini mirë.
4
Tani merrni tavën dhe lyeni një shtresë me salcën që sapo përgatitët. Shtoni bamjet. Vendosni filetot e viçit dhe patëllxhanët.
5
I shtoni rigon dhe vaj ulliri. Në fund i shtoni copëzat e djathit. E lini të piqet në furrë për 20-25 minuta, në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *