Home SHENDETI Sipas një studimi të ri, Aktiviteti i trurit duket se vazhdon edhe...

Sipas një studimi të ri, Aktiviteti i trurit duket se vazhdon edhe pasi njerëzit vdesin

92
0

Aktiviteti i trurit mund të vazhdojë për më shumë se 10 minuta pasi trupi duket se ka vdekur, sipas një studimi të ri. Mjekët kanadezë në një njësi të kujdesit intensiv duket se kanë vërejtur se truri i një personi vazhdon të punojë edhe pasi të jetë deklaruar klinikisht i vdekur.

Në këtë rast, mjekët konfirmuan se pacienti i tyre ishte i vdekur por testet treguan se truri vazhdonte të punonte duke përjetuar të njëjtin lloj të valëve të trurit që janë parë gjatë gjumit të thellë. Vetëm një nga katër personat pjesë të studimit, shfaqi një aktivitet afatgjatë dhe misterioz të trurit.

Por të gjithë, silleshin ndryshe në minutat pas vdekjes së tyre – duke shtuar misterin e mëtejshëm për atë që u ndodh pas vdekjes. Hulumtuesit kishin menduar më parë se pothuajse të gjitha aktivitetet e trurit përfunduan rreth një minutë pas vdekjes. Por këto studime u bazuan në minjtë – dhe hulumtimi nuk gjeti asnjë efekt të krahasueshëm tek njerëzit.

“Ne nuk kemi vëzhguar një valë delta brenda 1 minutë pas arrestimit kardiak në asnjë prej katër pacientëve tanë”, shkruajnë ata në studimin e ri. Çfarë ndodh me trupin dhe mendjen pas vdekjes mbetet thuajse tërësisht misterioze për shkencëtarët. Dy studime të tjera të vitit të kaluar, për shembull, treguan se gjenet duket se vazhdojnë të funksionojnë – dhe madje edhe të funksionojnë më energjikisht – në ditët pas vdekjes së njerëzve.

Burimi: Indipendent
©gatuajshendetshem/a.c./