Home SHENDETI Si ti zardhni peshqiret e vjeter?

Si ti zardhni peshqiret e vjeter?

5
0

Nëse doni të ktheni peshqirët tuaj të vjetër në të rinj, duhet të lexoni me shumë vëmendje këtë artikull. Mjafton të keni përbërësit e mëposhtëm. Këto produkte janë shumë të lehta për t’u gjetur dhe në përgjithësi çmimet e tyre janë mjaft të ulëta.

Përbërësit:
• 1 filxhan uthull të bardhë (250 ml)
• ½ filxhan sodë buke (50 g)
• Ujë të nxehtë

Si ta përgatisni?
• Së pari, vendosni peshqirët në makinën larëse dhe shtoni ujë të nxehtë.
• Pastaj, shtoni filxhanin e uthullës dhe filloni me larjen.
• I lini peshqirët në makinën larëse dhe mbusheni përsëri me ujë të nxehtë, këtë herë duke shtuar një filxhan e gjysmë sodë buke.
• Bëni një tjetër larje dhe në fund i thani peshqirët në një vend të ventiluar.
Do të ngeleni shumë të kënaqur me rezultatin. Pasi të thahen, ju do të vini re se peshqirët janë të butë, më absorbues dhe pa aroma. Çfarë po prisni?/shije.al