Home NDRYSHE Si të zhbllokoni lavamanin tuaj dhe të shkëlqeni rubinetat me këtë produkt...

Si të zhbllokoni lavamanin tuaj dhe të shkëlqeni rubinetat me këtë produkt që do tju habisë

38
0

Kripa është një përbërës i gjithanshëm që mund të përdoret gati kudo në gatim por edhe në disa forma pastrimi me mjete shtëpiake. Kripa gjithashtu ka aftësinë për mbajtjen e ujit që mund të parandalojë dehidrimin. Ky tipar i vogël mund të jetë shumë i rrezikshëm nëse hani shumë kripë. Përveç shkencës së kuzhinës kripa mund të përdoret për shumë gjëra të tjera dhe mund të zgjidh probleme të ndryshme në shtëpinë tuaj. Për shembull, shumë njerëz e përdorin atë në dimër duke e hedhur mbi borë.
Ajo gjithashtu përdoret për të pastruar lavamanin, të larguar ngjitjen e hekurit, pastruar vaskën dhe hequr pothuajse çdo pengesë.

Kripa nga ana tjetër është e sigurt dhe ka vetitë gërryese që mund të pastrojnë shumë sipërfaqe dhe të heqin yndyrat, njollat ​​e baktereve dhe aromat e këqija. Ja se si ta përdorim siç duhet.

Përbërësit: 
¼ filxhan sode buke
¼ filxhan kripë
1/3 filxhan uthull të bardhë
1 liter uji

Metoda:
Përzieni përbërësit e thatë së bashku dhe shtoni një gjysmë filxhan uthull të bardhë. Ju do të vini re se si uthulla reagon me kripën dhe sodën e bukës duke krijuar shkumë.
Lëreni të veprojë për 15 minuta pa ndërprerje dhe më pas vloni një litër me ujë dhe shtojeni të gjithë direkt në kanalin e kullimit për të larë dhe pastruar papastërtitë e kullimit.
Kjo është një alternativë krejtësisht e natyrshme për pastrimin e kanalizimit dhe nuk përmban kimikate. Përbërësit e kombinuar së bashku mund të kenë një efekt të mirë dhe mund të depërtojnë edhe në pika shumë të vështira për tu arritur.

Burimi: Naturalhealingmagazine
©gatuajshendetshem/i.c./