Home SHENDETI Si të lehtësoni simptomat e dhimbshme të artritit: 6 zgjidhje me anë...

Si të lehtësoni simptomat e dhimbshme të artritit: 6 zgjidhje me anë të ushqimeve

49
0

Ekzistojne nje sere menyrash natyrore qe mund te zvogëlojnë ndjeshëm dhimbjen dhe sikletin e shkaktuar nga të gjitha llojet e ndryshme të artritit.

1. Xhenxhefili.
Për të përdorur xhenxhefilin si një ilaç në shtëpi, pini deri në katër gota çaj xhenxhefili në ditë. Ju gjithashtu mund të përdorni xhenxhefil në salca dhe gatime te ndryshme.

2. Arra dhe fasule.
Magnezi është i rëndësishëm për të ndihmuar ne forcimin e kockave. Për të luftuar artritin, perdorni një dietë të pasur me magnez, i cili duhet të përfshijë zarzavate me gjethe si spinaqi, arrat dhe fasulet. Ju gjithashtu mund të merrni një shtesë magnezi ose të aplikoni vaj magnezi direkt në nyjet tuaja.

3. Dushi i mëngjesit.
Eshte mire te filloni diten me nje dush të ngrohtë qe ne mengjes. Ky lloj i “terapisë së nxehtë” do të lirojë çdo ngurtësi që ndjeni në nyjet tuaja. Ju gjithashtu mund të fleni me një batanije elektrike ose jastek me korent.

4. Vaj ulliri. Vaj ullirit ekstra i virgjër përmban enzima anti-inflamatore që punojnë në të njëjtën mënyrë si ibuprofeni. Përveç konsumimit të vajit të ullirit si pjesë e dietës tuaj të përditshme ju gjithashtu mund të masazhoni me vaj ulliri nyjet tuaja dy herë në ditë.

5. Hani më shumë peshq.
Acidet yndyrore Omega-3 mund të ndihmojnë në zbutjen e nyjeve të ngurtesuara. Per një marrje më të lartë të acideve yndyrore Omega-3, ju mund të merrni një shtesë të përditshme të vajit të peshkut.

6.Merrni më shumë agrume.
Vitamina C është e rëndësishme në formimin e komponentëve kryesorë të kërcit. Është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm në luftën kundër rrezatimit të dëmshëm.Një nga mënyrat më të mira për të marrë më shumë Vitamina C, është thjesht të pini më shumë lëng portokalli dhe të hani më shumë portokall. Ju gjithashtu mund te konsumoni cdo dite ujë me limon.

©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/