Si të bëni djathë kaçkavall vetë në shtëpi

Nga shije.al Djathi kaçkavall është një produkt bulmeti mjaft i përhapur në të gjithë botën, por shumë i shtrenjtë gjithashtu. Ne po ju sjellim recetën e lehtë dhe ekonomike e cila do t’ju mësojë sesi ta bëni vetë në shtëpi këtë djathë.

Përbërësit:
8 litra qumësht
1 filxhan kripë
1 bustinë limontoz

Përgatitja:

Në një enë të madhe që mban 8 litra e vendosim qumështin të vlojë. Në momentin që qumështi vlon, shtojmë limontozin dhe e përziejmë vazhdimisht. E largojmë nga zjarri dhe e lëmë për 15 minuta. Në momentin që kemi vendosur limontozin fillon shpërbërja e qumështit në hirrë dhe grimca të cilat pasi të ftohen do të bëhen djathë. Si ta largojmë qumështin nga zjarri e vendosim në një kulluese ose leckë të shpeshtë dhe lidhim fort dhe i vendosim një rëndese përmbi që të shtrëngohet sa më shumë. Duhet ta bëjmë sa më shpejt sepse nëse qumështi i vluar ftohet, na pengon që ta kthejmë në leckë kulluese. Pasi ta kemi vendosur në kulluesë, i shtojmë edhe kripën dhe e përziejmë dhe e lidhim pastaj, e shtrëngojmë. Pasi të ketë qëndruar disa orë do të marrim diku 1 kg djathë shumë të shijshëm. E lëmë një javë të forcohet në një ambient më temperaturë 5-10 gradë C. Shijojeni!
shije.al/article/5879/si-te-beni-djathe-kackavall-vete-ne-shtepi/

You may also like...

Leave a Reply